IKMT aksion për prishjen e
ndërtimeve pa leje te Bujqësori

IKMT aksion për prishjen e<br />ndërtimeve pa leje te Bujqësori
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur aksionin për prishjen e një sërë objektesh të kundërligjshëm brenda Universitetit Bujqësor të Tiranës, në Institut.
 
Në krye të operacionit, i cili ka nisur prej orës 6.00 të mëngjesit të kësaj të mërkure, u vendos ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici, ndërsa u shoqërua edhe nga kreu i ALUIZNI-t e nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku. 

Janë 11 objekte një dhe dy katëshe me funksione kryesisht shërbimi të cilat janë planifikuar të prishen në kuadër të rehabilitimit të këtij universiteti publik.

Ministri Tahiri tha se do të vijojë puna për rikthimin e hapësirave publike në funksion të qytetarëve. "Kjo është përplasja e Shqipërisë që gjetën me atë që duam të bëjmë. Gjetëm një Shqipëri me ndërtesa shumëkatëshe në ambientet e universiteve. Duam të ndërtojmë një Shqipëri me hapësira publike në shërbim të publikut".

Kreu i IKMT-së, Dallëndyshe Bici, ngriti shqetësimin e vendimeve të gjykatave, të cilat sipas saj janë në mbrojtje të ndërtimeve pa leje.  
 
"Ky aksion ka nisur prej shumë kohësh. Problemin më të madh nuk e kemi me qytetarët, por e kemi pasur me gjykatat. Duam që ata të jenë palë me ligjin dhe të respektohet ligji", u shpreh Bici.
 
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranë, Arbian Mazniku tha se familjet e strehuara në ndërtesat përreth universitet, do të ndihmohen nga shërbimi social.
 
"Jemi këtu për t'i kthyer hapësirat publik. Shërbimi social do ti gjendet pranë këtyre familjeve dhe do të akomodohen në banesat sociale. Hapësirat publike do t'i kthehen publikut", tha Mazniku.
 
Ndërsa kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, iu bëri thirrje qytetarëve që të legalizojnë ndërtimet pa leje.
 
"Ju bëj thirrje qytetarëve që të legalizojnë ndërtimet pa leje. Nuk ka gjykatë që të na ndalojë për ato objekte që nuk legalizohen. Për shkak të presionit të gjykatave për të kapur në kavijle ligjore për të shmangur prishjen e objekteve na detyrojnë që të ndjekim procedura të tjera, pa asnjë ngecje sepse mbetemi para pengesave. Janë lajmëruar shumë ditë më parë", theksoi Lame. 

Lirimi i hapësirave përreth universitetit do të krijojë një mjedis tërësisht universitar për 15 mijë studentët e Bujqësorit.
 
Rektori i këtij Universiteti, Bahri Musabelliu, tha se pas prishjes së ndërtimeve pa leje, do të nisë nga zbatimi plani për zhvillimin e Universitetit.
 
"Jam këtu për të theksuar se duhet të mbroj interesat e studentëve dhe të stafit të universitetit. Në harkun të 25 viteve  ky universitet është rrudhur, ngri mure shto mure, merr toka bëj ndërtime etj. Në sot kemi në axhende planin strategjik për zhvillimin e universitetit. Ne duam të jetësojmë kampusin në dobi të studentëve", u shpreh Bahri Musabelliu, rektori i UBT. 

[gallery]20050[/gallery] 

Në mbështetje të IKMT janë dhe forca të shumta policie, ndërkohë që nuk është regjistruar asnjë incident gjatë operacionit për lirimin e hapësirave në brendësi të territorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës. 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK