IKMT aksion për shembjen e pronave të tij në Jalë, Kryefamiljari për Report TV: Po të ishim në Afganistan, do na kishin trajtuar më mirë

 

Artan Bala është një prej familjeve që janë prekur më së shumti nga aksioni i IKMT-së, që po vijon prej 2 ditësh në Jalë. Pamjet e vëllait të tij Fotaq Bala, i cili i dridhej buza nga lotët që s’mund t’i mbante kur shihte se si fadroma po i shkatërronte shtëpinë nuk mund të harrohen lehtë, teksa sot Artani thotë për Report Tv, në "Sot Live në Shqipëri" se kanë dokumente që janë pronarë të ligjshëm të tokës prej rreth 10 mijë metra katrorë. Këtë tokë e pretendon Ministria e Mbrojtjes se gjendet pranë kavalishencës, por kjo është mohuar nga Bala. Ai thotë se tashmë së bashku me familjen e tij është lënë mes katër rrugëve.

“Na kanë lënë në mëshirë të fatit, IKMT ka filluar një aksion të jashtëligjshëm, na ka dhunuar banesën pa asnjë mandat, me justifikimin se do heqin disa interte, pastaj dalin se do prishin 2-3 objekte të paligjshme, ne i kemi thënë  që janë të ligjshme, dje në darkë na solli një vendim qorrazi në orën 4 të pasditen.

Para 3 vjetësh ishte vendosur një mbivendosje, sikur ne i kishim bërë ndërtimet në ministrinë e Mbrojtjes, ne e kemi provuar se jemi pronar të ligjshëm, dhe e ka rrëzuar pretendimet e tyre Gjykata, prona është e ligjshme dhe jemi të gatshëm që të përballemi me ministrinë e mbrojtjes, jo që IKMT të na bëjë reprezalje, s’kemi ku të jetojmë.

Këto veprime si para 3 vitesh edhe tani janë të jashtëligjshme, jemi qytetarë të shtetit shqiptar, por ama do të ndërmarrim të gjitha hapat ligjor me ligjet e shtetit.

Prona e hipotekuar që në vitin 1992, flas vetëm me dokumente dhe vetëm me fjalë, ka një sipërfaqe prej 10 mijë metra katrorë . Do të vazhdojmë me procese gjyqësore, të fillojë SPAK, Prokuroria e Vlorës që  mban dosjen 3 vjet në sirtar, do vazhdojmë anën lidhore, me këta diversantë që po vijnë të na shkatërrojnë pronën.

Godinat janë bërë shumë herë para se të hynte legjislacioni i IKM, ndërsa një tjetër është dëmtuar që në ’40. Është e dyta herë që përjetojmë këtë fatkeqësi, gjendemi në mëshirë të fatit, nuk kemi ku të shkojmë, duan të na prishin dhe banesën ku jeton ai me vëllain tonë, kemi lënë fëmijët rrugëve, kështu është situata, dhe në Afganistan të ishim do ishin marrë masa më të mira për ne”, tha Bala për Report Tv.


Lajmi kryesor:

Shpërtheu në lot pasi iu prish restoranti, biznesmeni në Jalë mbetet edhe pa shtëpi: Jam në qiell të hapur, ku ta gjej të drejtën! I vëllai: Na kanë lënë në mëshirë të fatit


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU