Shpërtheu në lot pasi iu prish restoranti, biznesmeni në Jalë mbetet edhe pa shtëpi: Jam në qiell të hapur, ku ta gjej të drejtën! I vëllai: Na kanë lënë në mëshirë të fatit

Një ditë më parë, Fotaq Bala, në lot, pa fadromat e IKMT-së duke i shembur para syve bizneset dhe pronat në Jalë, ndërsa të njëjtin fat ka patur sot edhe shtëpia e tij.

IKMT ka ndërmarrë sot aksionin për të shembur në Jalë banesën në pronësi të Fotaq Balës, ndërsa familjarët debatuan me punonjësit e IKMT me argumentin se ata ishin paraqitur për të shembur objektin pa një njoftim. Ata shprehen se pranojnë prishjen e godinës, në momentin që njoftohen 10 ditë përpara.

"Njoftimin, nuk ke njoftim, t'i duhet të më lajmërosh 10 ditë më parë dhe pastaj të vish. Prishe ndërtesën, ja ku e ke, por mua më njofto dhe hajde pas 10 ditësh. Nga sot pas 10 ditësh duhet të vini të prishni objektin", shprehen ata.

Ndërkohë, Fotaq Bala thotë se tashmë kanë mbetur në qiell të hapur.

"Në gjykatë jemi me IKMT me Ministrin, 3 vite nuk erdhën në gjykatë. Unë ça të bëj tani, ku të vete? Nuk kam as shtëpi asgjë. Këta që më shkatërruan pronën, të më gjejnë zgjidhje. Jam ne qiell të hapur tani nuk di si të veproj s'di ku ta gjej të drejtën, i bëj thirrje kryeministrit, Ambasadës Amerikane për strehim jam jashtë dhe shtëpia e prindërve është e dëmtuar  me lagështirë nuk jetohet. Jam jashtë", u shpreh ai.

Vëllai i tij, Artan Bala, tha se për "Sot Live në Shqipëri" se janë lënë në mënshirë të fatit, teksa pretendon se vendimi për prishjen e ndërtesave, ishte i paligjshëm. Ai pretendon se kanë dokumente që janë pronarë të ligjshëm të tokës prej rreth 10 mijë metra katrorë. Këtë tokë e pretendon Ministria e Mbrojtjes se gjendet pranë kavalishencës, por kjo është mohuar nga Bala. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:24
IKMT aksion për shembjen e pronave të tij në Jalë, Kryefamiljari për Report TV: Po të ishim në Afganistan, do na kishin trajtuar më mirë

 

Artan Bala është një prej familjeve që janë prekur më së shumti nga aksioni i IKMT-së, që po vijon prej 2 ditësh në Jalë. Pamjet e vëllait të tij Fotaq Bala, i cili i dridhej buza nga lotët që s’mund t’i mbante kur shihte se si fadroma po i shkatërronte shtëpinë nuk mund të harrohen lehtë, teksa sot Artani thotë për Report Tv, në "Sot Live në Shqipëri" se kanë dokumente që janë pronarë të ligjshëm të tokës prej rreth 10 mijë metra katrorë. Këtë tokë e pretendon Ministria e Mbrojtjes se gjendet pranë kavalishencës, por kjo është mohuar nga Bala. Ai thotë se tashmë së bashku me familjen e tij është lënë mes katër rrugëve.

“Na kanë lënë në mëshirë të fatit, IKMT ka filluar një aksion të jashtëligjshëm, na ka dhunuar banesën pa asnjë mandat, me justifikimin se do heqin disa interte, pastaj dalin se do prishin 2-3 objekte të paligjshme, ne i kemi thënë  që janë të ligjshme, dje në darkë na solli një vendim qorrazi në orën 4 të pasditen.

Para 3 vjetësh ishte vendosur një mbivendosje, sikur ne i kishim bërë ndërtimet në ministrinë e Mbrojtjes, ne e kemi provuar se jemi pronar të ligjshëm, dhe e ka rrëzuar pretendimet e tyre Gjykata, prona është e ligjshme dhe jemi të gatshëm që të përballemi me ministrinë e mbrojtjes, jo që IKMT të na bëjë reprezalje, s’kemi ku të jetojmë.

Këto veprime si para 3 vitesh edhe tani janë të jashtëligjshme, jemi qytetarë të shtetit shqiptar, por ama do të ndërmarrim të gjitha hapat ligjor me ligjet e shtetit.

Prona e hipotekuar që në vitin 1992, flas vetëm me dokumente dhe vetëm me fjalë, ka një sipërfaqe prej 10 mijë metra katrorë . Do të vazhdojmë me procese gjyqësore, të fillojë SPAK, Prokuroria e Vlorës që  mban dosjen 3 vjet në sirtar, do vazhdojmë anën lidhore, me këta diversantë që po vijnë të na shkatërrojnë pronën.

Godinat janë bërë shumë herë para se të hynte legjislacioni i IKM, ndërsa një tjetër është dëmtuar që në ’40. Është e dyta herë që përjetojmë këtë fatkeqësi, gjendemi në mëshirë të fatit, nuk kemi ku të shkojmë, duan të na prishin dhe banesën ku jeton ai me vëllain tonë, kemi lënë fëmijët rrugëve, kështu është situata, dhe në Afganistan të ishim do ishin marrë masa më të mira për ne”, tha Bala për Report Tv.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu