Ka nisur ditën e  sotme aksioni për prishjen e objekteve përgjatë “Rrugës së Kombit”. Disa nga pronarët e subjekteve kanë nisur ti prishin vetë duke bashkëpunuar edhe me IKMT.


Aksioni është inspektuar edhe nga Ministri Energjisë dhe Infrastrukturës Gjiknuri i cili ishte i pranishëm në kryqëzimeve  Fushë Milotit. Ministri u shpreh se aksioni për pastrimin  e akseve rrugore do të vazhdojë, pasi sipas tij disiplinimi i tyre rrit edhe sigurinë në rrugë.

“Do të vazhdojë operacioni për pastrimin e akseve rrugore, pasi gjeja më e rëndësishme është siguria në rrugë. Të gjitha objektet e paligjshme do të zhvendosen nga rruga. Disiplinimi i akseve rrit sigurinë rrugorë”, tha ministri Gjiknuri.


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com