IKMT ka bllokuar dy raste të transportit të paligjshëm të lëndës drusore në rrugët automobilistike të Qarkut Shkodër, gjatë kontrolleve të ushtruara nga punonjësit e Drejtorisë Rajonale Shkodër.

Rasti i parë u konstatua në aksin Koplik-Dedaj Razëm, në vendin e quajtur Bzhedë, ku një mjet tip “IFA” po transportonte lëndë drusore të llojit ah, pa dokumentacionin tekniko-ligjor që vërtetonte origjinën e mallit.

Një rast i dytë u evidentua në aksin rrugor Koplik-Reç-Dedaj, në fshatin Reç, ku një furgon u kap duke transportuar lëndë drusore, gjithashtu pa dokumentacionin përkatës.

Për të dyja rastet, IKMT kreu veprimet ligjore, bllokoi mjetet dhe sasinë e lëndës drusore, e cila më pas u vu në dispozicion të Bashkisë së Malësisë së Madhe.