IKMT do të shembë objektin e
pestë në Fier, me 5kg lëndë plasësë

IKMT do të shembë objektin e<br />pestë në Fier, me 5kg lëndë plasësë<br>
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të kryejë nesër në orën 12.00 prishjen e objektit të pestë me shpërthim të kontrolluar në qytetin e Fierit. Objekti është pesë kate i lartë, ndërkohë që në trupin e tij janë hapur 300 furrnella (vrima) ku do të vendosen 5 kilogramë lëndë plasëse.

Prej ditësh IKMT është duke punuar në qytetin e Fierit në kuadër të projektit të rehabilitimit të lumit Gjanica dhe qëndrës së Fierit. Operacioni i nesërm është gjithashtu pjesë e këtij plani.

Aksioni ne Fier për zbatimin e projektit të qendrës në Fier dhe reabilitimin e lumit Gjanica ka nisur në datën 29 janar .Në këtë fazë të parë që njihet si projekti i qendrës së Fierit janë shembur 4 objekte Ndërkohe që ka filluar faza e dytë për prishjen e objekteve të tjera anës lumit Gjanica

ndertesa qe prishet te shtunen ne fier
Ndërtesa që do shembet

Spacialistët e IKMT kanë marrë masat e sigurisë për kryerjen pa asnjë dëm të shpërthimi.
Ky objekt ka qënë bashkëngjitur me një objekt tjetër. Është punuar që ai të shkëputet nga pallati tjetër. Me gjithë këtë shënohen pesë objekte të shembura me lendë plasëse.

ndertesa qe prishet te shtunen ne fier
Ndërtesa që do shembet

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter