IKMT: E turpshme që një parti politike
të denigrojë me akuza të sajuara  

IKMT: E turpshme që një parti politike<br />të denigrojë me akuza të sajuara  
Kryeinspektorja e IKMT-së Dallëndyshe Bici ka  reaguar duke hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike në adresë të saj lidhur me shtesën në pallatin e deputetit Sadri Abazi, për të cilën PD pretendon se është e paligjshme.
 
Në një deklaratë për mediat , Bici shprehet  se është e turpshme sesi një parti politike të denigrojë publikisht me akuza të sajuara dhe me gjuhën më të ulët të mundshme, një grua dhe drejtuese të një institucioni.
 
Gjithashtu ajo shprehet se Basha ishte kryetar Bashkie nga viti 2011 deri në vitin 2015 dhe jo vetëm që nuk e paska ekzekutuar këtë vendim, po tani më akuzon mua për një objekt të legalizuar sipas ligjit dhe ku po kryhen punime me dokumentacion ligjor.

Deklarata e Plotë

Në cilësinë e Kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit,  hedh poshtë me neveri deklaratën denigruese, shpifëse dhe të turpshme të Partisë Demokratike në adresën time! Eshtë e turpshme deri në kufijtë e të pabesueshmes që një parti politike të denigrojë publikisht me akuza të sajuara dhe me gjuhën më të ulët të mundshme, një grua dhe drejtuese të një institucioni që flet me punë, fakte, shifra në një front tepër të vështirë. Turp për Partinë Demokratike! Turp për Lulëzim Bashën! Keqardhje për zëdhënësen e Partisë Demokratike që pranon të lexojë publikisht një çarçaf  të tërë balte ndaj një gruaje dhe drejtueseje të një institucioni. 

Eshtë qesharake që sot Partia Demokratike pretendon se paska një vendim prishje për një pallat në vitin 2010! Ndërkohë që zoti Basha, autori i çarçafit të baltës që ishte kryetar bashkie nga viti 2011 deri në vitin 2015, jo vetëm nuk e paska ekzekutuar këtë vendim, po tani më akuzon mua për një objekt të legalizuar sipas ligjit dhe ku po kryhen punime me dokumentacion ligjor! 

IKMT ka kryer detyrën edhe pas denoncimit të zotit Basha ashtu si të çdo qytetari dhe ka rezultuar se pretendimi i ish-kryetarit të Bashkisë, nuk ka asnjë bazë ligjore. Une i them zotit Basha dhe gjithë zëdhënësve të tij, se sulmet e tyre të ulëta, shpifjet e tyre ekstreme dhe balta e tyre e shpifur, nuk më lëkundin aspak në kryerjen me përgjegjësi të detyrës time.

Redaksia Online 
(M.Ç/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë