IKMT ka njoftuar banorët e Himarës që preken nga projekti për rikualifikimin urban që të lirojnë banesat brenda 5 ditëve.
/Shqiptarja.com
Letra mban datën e sotme, ndërsa pas 5 ditëve IKMT do të fillojë prishjen e banesave dhe bizneseve që preken nga projekti.
Banorët e Himarës e kundërshtojnë projektin, ndërsa për çështjen ka reaguar edhe Athina zyrtare që ka kërcënuar me bllokimin e procesit të integrimit.
Banorët refuzuan pak ditë më parë negociatat me ministrin Gjiknuri. 
dy.b/shqiptarja.com








