IKMT mbyll operacionin në Vlorë, rreth 830 objekte të shëmbura në total


Nga puna e IKMT ne Vlore (ARKIV)
TIRANË, 28 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Inspektorati Kombëtar I Mbrojtjes së Territorit ka mbyllur operacionin në qytetin e Vlorës.
Sipas njoftimit për shtyp të IKMIT-së,  nspektorët identifikuan rreth 1 mijë objekte të paligjshme, teksa operacioni ka nisur në datën 2 shkurt dhe ka përfunduar në datën 26 shkurt.
Gjatë këtyre ditëve, sipas njoftimit, IKMT ka shembur në qytetin e Vlorës rreth 830 objekte, mes tyre: shtesa, mure, kioska, platforma, tenda etj. Ndërkohë që një numër I konsiderueshëm objektesh janë çmontuar nga vetë qytetarët, pa nevojën e ndërhyrjes së mjeteve të IKMT.
Përveç  zbatimit të planit të punës në qytetin e Vlorës, IKMT ndërhyri edhe në lagjen "Kushtrimi" në mbështetje të projektit të qeverisë për rrugën "Transballkanike". Në këtë lagje IKMT shembi 100 objekte me material të fortë, si dhe një numër tjetër më të vogël me materiale të lehta.
Gjatë këtij operacioni, është regjistruar vetëm një incident I lehtë në ditën e fundit të punës, kur gjatë shembjes së një objekti në Ujin e Ftohtë, qytetari që e kishte në përdorim kundërshtoi punonjësit e IKMT dhe për këtë u kërkua ndërhyrja e forcave të rendit.
IKMT në përfundim të këtij opreacioni, falënderon qytetarët e Vlorës për mbështetjen, angazhimin, inkurajimin, denoncimet, ankesat dhe kritikat në adresë të Inspektoratit, të cilat bënë të mundur punën me ritëm të shpejtë në këtë qytet.  /a.ke/

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër