Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në plazhin Shpella në bregdetin e Lukovës.

Gjatë këtij aksioni të ndërmarrë nga IKMT do të prishen 10 ndërtime, të cilat janë ndërtuar pa leje.

Një pjesë e pronarëve të këtyre objekteve kanë filluar i heqin vullnetarisht.