Banorët e lagjes “Kushtrimi”, shtëpitë e të cilëve preken nga ky projekt i qeverisë, bashkëpunuan në këtë operacion. Sipas IMKT-së, aksioni për prishjen e ndërtesave në lagjen “Kushtrimi”, do të vijojë paralelisht edhe me lirimin e hapësirave publike në brendësi të qytetit bregdetar. Nga nisja e këtij aksioni deri më tani janë shembur 500 objekte në Vlorë.
Edhe kryeministri Edi Rama e komentoi aksionin, ku përmes rrjetit social Tëitter shprehet: “Nis në Vlorë puna për hapjen e shtratit ku do ndërtohet më në fund pas vitesh zvarritjeje "Trans-ballkanikja" e plotë”
Banorët e lagjes "Kushtrimi" në Vlorë pak ditë më pare u ngritën në protesta kundër vendimit të qeverisë për prishjen e objekteve që preken nga ndërtimi i rrugës Trans-ballkanike. Pas protestave banorët arritën një marrëveshje me qeverinë, ku kjo e fundit do të paguajë dëmshpërblimet për pronarët të cilët i kanë ndërtimet e tyre me leje, ndërkohë për ata që i kanë ndërtimet në proces legalizimi, deri në marrjen e një përgjigjeje nga ALUIZNI do të paguhet qiraja e vendstrehimit për një periudhë prej dy vitesh.
Ora 09:30 Rama: Pas vitesh zvarritje hapet shtrati per Transballkaniken e plote
Permes nje statusi ne rrjetin social Twitter, kryeministri Edi Rama pershendeti aksionin e IMKT-se ne Vlore per prishjen e ndertesave qe do t'i hapin rruge projektit te qeverise per Transballkaniken.
Nis ne Vlore puna per hapjen e shtratit ku do ndertohet me ne fund pas vitesh zvarritjeje "Transballkanikja" e plote pic.twitter.com/jRzRCsKQCn
— Edi Rama (@ediramaal) February 16, 2015