Shtatë objekte u shembën nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për t’i hapur rrugë projektit infrastrukturor të Korridorit 8, në segmentin Elbasan–Papër.
Lajmi është bërë i ditur nga kreu i IKMT-së, Afrim Qendro, i cili shton se objektet ku është ndërhyrë janë një dhe dykatëshe.
"Për tre prej tyre, në zbatim të ligjit, është kryer shpronësimi për interes publik, ndërsa pjesa tjetër rezulton pa leje dhe pa tituj pronësie",- njofton Qendro.
Komento
Komente










