IKMT shemb 9 biznese pa leje, aksioni deri në mesnatë, policia largohet sot nga Jala
IKMT ka vazhduar aksionin për shembjen e 9 ndërtesave pa leje në Jalë. Aksioni ka përfunduar rreth orës 00:00 të mesnatës.
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vazhduar aksionin për shembjen e 9 ndërtesave pa leje në Jalë, të cilat kanë shërbyer kryesisht si biznese në fushën e hotelerisë. IKMT e ka vijuar aksionin deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Report Tv mëson se në mesnatë aksioni ka përfunduar, ndërkohë që ditën e sotme, nga Jala janë larguar edhe forcat policore.
Ditën e djeshme, IKMT zhvilloi një aksion përgjatë vijës bregdetare në Jalë ku u shembën 9 biznese. Këto objekte ishin ndërtuar pa leje në një tokë që sipas IKMT-së dhe ALUIZNI-t është në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, konkretisht, Ushtrisë. Pronarët kundërshtuan aksionin e IKMT-së dhe u përplasën me forcat e policisë. 7 prej tyre u shoqëruan në komisariat.
Debati për shembjen e bizneseve pa leje përfshiu edhe politikën, pasi PD dërgoi në Jalë dy deputetët, Agron Shehaj e Neda Mecorapaj. Deputeti Agron Shehaj, u konfliktua në terren me kryeinspektorin e IKMT-së, Fatmir Meta, në një debat që kaloi në fyerje personale. Pas replikave në Jalë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha doli në një konferencë për mediat nga selia e PD-së në Tiranë, ku tha se do të kishte edhe një kallëzim në prokurori. Kryeinspektori, Fatmir Meta, ka qenë shef i Komisariatit të Tropojës në kohën e vrasjes së Azem Hajdarit. Të akuzuarit për vrasjen e Azemit, sipas hetuesve të kohës kanë ardhur në Tiranë me makinë e Fatmir Metës, i cili më pas u arrestua si bashkëpunëtor në vrasje, por më pas u shpall i pafajshëm. Pas këtij epsiodi Fatmir Meta u tërhoq nga Policia dhe vetëm në vitin 2013 është rikthyer në detyrë shtetërore si inspektor i IKMT-së.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4533
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Revista franceze ‘Transavia’: Shqipëria xhevahiri i fshehur i Ballkanit
2 Tetor, 18:31
-
Revista amerikane 'Travel+Leisure': Vizitoni mrekullitë e Rivierës Shqiptare dhe natyrës alpine
25 Shtator, 08:18
-
Nis reahabilitimi i hyrjes së Shkodrës! Shemben 21 shtëpi e lokale si dhe 50 baraka të romëve
16 Shtator, 12:23
-
VIDEOLAJM/Pamjet e pazakonta në plazhin e Jalës! Shikoni vorbullën e ajrit mbi det
12 Shtator, 17:35
-
VIDEO/ Ilir Meta 'tremb' të ftuarit në Jalë, mban frymën gjatë në det
30 Gusht, 22:41
-
Meta zbulon pasionin për ping pongun, bën zhytje dhe rrotullim në vend: Ça ishte? Tre pikësh ishte? (VIDEO)
28 Gusht, 21:22
-
Meta me të rinjtë në Jalë u jep porosinë e gjyshërve: Malet tona më të larta! Do ta bëjmë me çdo çmim 4 milion shqiptarë plus
27 Gusht, 21:43
-
VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë
2 Gusht, 14:15
-
Veliaj me të rinjtë socialistë: PS e vetmja forcë që mbështet rininë, përballja me ide e çon vendin përpara
14 Korrik, 13:34
-
Media franceze ‘Voyageur’: Zbuloni mrekullitë e fshehura të Shqipërisë
27 Qershor, 08:16
-
Publikohen pamjet e shembjes së ndërtesës pesëkatëshe në Stamboll
3 Qershor, 14:09
-
Afera ‘Partizani’/ Shikoni çfarë thotë kabllogrami sekret amerikan për Jamarbërin në Jalë
10 Janar, 18:09