Një objekt dy katësh me strukturë betoni është shembur këtë të shtunë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në zonën e Spatharit.

Lajmin e bëri me dije Afrim Qëndro kreu i IKMT-së, që përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se arsyeja e shembjes u bë në kuadër për vijimin e projektit të Autoritetit Rrugor Shqiptar për ndërtimin e segmentit rrugor Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë.

Ndër të tjera ai quan këtë aks rrugor një artiere të rëndësishme për juglindjen e vendit.

“Në zonën e Spatharit, ku Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi një objekt dykatësh për t’i hapur rrugë vazhdimit të projektit të Autoritetit Rrugor Shqiptar për ndërtimin e segmentit rrugor Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë. Një arterie kjo e rëndësishme e infrastrukturës për gjithë rajonin juglindor të vendit”, shprehet Qëndro.