IKMT u shembi shtëpinë tek 5 Maj, familja Marku e kalon natën jashtë në acar! Prej 4 ditësh janë në qiell të hapur, nëna 78-vjeçare ‘ngujohet’ në gërmadha: Ditë më të vështira nuk kam kaluar

Banesa e tre katëshe e familjes Marku, ishte një nga shtëpitë e cila u shemb nga IKMT, pasi u prek nga projekti i bashkisë së Tiranës në zonën e 5 Majit për rindërtimin dhe për rizhvillimin e zonës. Megjithëse ka mbetur tashmë një gërmadhe, pronarët e saj ende nuk janë larguar dhe madje kanë kaluar natën jashtë në acar në temperaturat të ulëta. Nëna Liza Marku, 78-vjeçe, kthyer tashmë në simbol të rezistenës për mbrojtjen e banesës së saj dhe përballjen me forcat e policisë, është ngujuar në gërmadhat e banesës së saj. Teksa ka kaluar natën jashtë, dhe duke u ngrohur si në mesjetë, nëna Liza u shpreh për Report Tv se ditë më të vështira në jetën e saj nuk ka kaluar, ndërsa kërkon ndihmë për strehim.

‘Ditë më të vështirë në jetën time nuk kam kaluar. Unë jam 78 vjeçe, mos të gjej ujë në çezmë të laj sytë, mos të gjej terr. Unë i kërkoj kryetarit të bashkisë që të më gjej strehim dhe të më bëjë kontratë të rregullt. Kam 25 vite që jetoj në këtë shtëpi, na kanë nxjerrë jashtë në pik të dimrit!’- u shpreh Nëna Liza për Report Tv.

Ato presin që bashkia të ndihmojë në strehimin e tyre. Kjo pasi ato ende nuk kanë aplikuar për bonusin e qirasë, pasi thonë se shuma 18 mijë lekë që u ofron bashkia është shumë  e ulët për të mbuluar qiranë.

‘Nuk kemi aplikuar për bonus qiraje. Bonusi i qirasë është 18 mijë lekë. Ne jemi 3 familje. Bashkia të më çoj në një banesë ku nuk kam lidhje me qiraxhiun. Nga bashkia nuk ka ardhur askush, vetëm kur na nxorën jashtë verbalisht.’- u shpreh Mirash Marku.

Shembja e 7 banesave (nga 430 në total) që preken nga projekti i rindërtimit në zonën e '5 Majit' në Tiranë u shoqërua me tensione mes banorëve dhe Policisë. Banorët bënë rezistencë, pasi sipas tyre shembja e banesave ishte kundër ligjit, duke theksuar se ato nuk kanë bërë asnjë marrëveshje me Bashkinë e Tiranës sa i përket bonusit të qirave dhe se nuk dinë se ku të shkojnë.

Nga ana tjetër, shumica e banorëve që janë prekur nga projekti i lagjes së re te “5 Maji” janë dakordësuar dhe kanë filluar nënshkrimin e marrëveshjeve me Bashkinë e Tiranës për t'u pajisur me shtëpi, sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, nëpërmjet procesit të kompensimit përmes shkëmbimit.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 23/01/2022 17:07

    Reston ta kerkoni tek Sali shpellari(kjo nuk eshte ofeze thjesht pseudonimi i Saliut),e mbushi Tiranen me shtepi pa leje bashke me firmaton Xhelal Mziun.

    Përgjigju
  • Lui: 23/01/2022 14:15

    Keto jane pasojat qe i kemi peshqesh nga ai revolucionari. Ate qe ka bere Saliu nuk ka bere as edhe pushtuesi. Saliu pervec se shkaterroi objekte fizike ( fabrika, armatime e godina ushtarake etj), ai palaco mbi te gjitha shkaterroi shoqerine duke i frymezuar per anarki e mos respektim ligji Shembulli me i gjalle eshte kjo e moshuar qe eshte e bindur se eshte ne te drejten e saj te zaptoje toka ku t'i doje qejfi. E per me teper kerkon nga shteti kur kurre nuk e ka pyetur shtetin kur erdhi ne ate truall.

    Përgjigju
  • Sara: 23/01/2022 13:14

    Nene Liza po ti zinin token nga kunka zbrit do kriste pushken.Tani ajo po fle ne token e dikuj tjeter prandaj te kthehet nga ka ardh dhe ta gezoj token e saj

    Përgjigju
  • Vata: 23/01/2022 12:40

    Nene LIZA nje herzi te shkoje tek shtepia ku ka jetuar, pa ardhur ne Tirane, derisa te bohen pallatet e premtuara nga shteti,dhe mos te rri ne ftohte dhe acar siç e parashtroni ju mediat me tepri,dhe te egzagjeruar.

    Përgjigju
  • Gripi: 23/01/2022 11:44

    Familja Marku qe nuk pranon bonus qeraje dhe perfitimet e tjera qe jep ligji kur erdhen ne tirane dhe zune token e tjeter kujt morren qe leje?? Apo te tjeret ishin budallenj dhe keta egersira qe nuk pyesnin si ne shekullin e XIX. Nena Liza heroine se do token e zaptuar, ndersa nenat e tjera qe marrin vetem pensionin dhe jo toka te grabitura jane frikacake. Mos e beni balte duke ju dhene hapesire te pamerituar ketyre. Nese nuk duan perfitimet qe ju jeo ligji edhe perss si meritojne le te rrine aty ose ti marre djali i Fahri Balkiut ne shtepi.

    Përgjigju
  • Ola: 23/01/2022 11:38

    Mjafton te shkojn nga kan ardh dhe te rrin ngroht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren