DURRËS- U arrestua në 28 nëntorin e shkuar për përhapje paniku, gjykata e Durrësit shpalli të pafajshme Xhuljana Aliaj. Ajo u vu nën akuzë përmes nenit 267 të Kodit Penal: “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Arrestimi i saj u bë nga anti-terror pasi në një status paralajmëronte se tërmeti kishte dëmtuar hidrovorin dhe u rrezikohej jeta banorëve. Statusi në Facebook lidhje me hidrovorin e Porto Romanos, ku si pasojë e tërmetit ajo paralajmëronte se gazi e hidrokarburet do rrezikonin banorët e zonës.

Vendimi për pafajësinë e Aliajt u dha nga gjyqtarja Besjana Garxenaj.

Postimet e 25-vjeçares, Xhuljana Aliaj