Publiku dhe adhuruesit e Luanës kanë qenë të pakursyer me lulet nëse i referohemi postimeve të shpeshta të saj.
Luana ka mbajtur thuajse përherë anonim dhuruesit e luleve ndërsa nuk ka kursyer fotografitë shumëngjyrëshe për publikun.
Por të mësuar ta shikojmë me buqeta në duar, fotografia që moderatorja ka postuar sot ku mban në dorë vetëm një lule tregon edhe njëherë dashurinë e saj për lulet dhe “koprracërinë” e një adhuruesi të mundshëm.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com