Një person në Korçë, që kishte ardhur nga Greqia, është vënë në hetim pasi ka shkelur urdhrin për të qëndruar për 14 ditë në karantinë në hotel. Lushnjari nuk kishte duruar të qëndronte kaq gjatë në hotel dhe për këtë arsye ishte larguar. Gjithsesi tani është detyruar nga policia të qëndrojë i karantinuar në hotel.
Sakaq gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë evidentuar 16 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti. Gjithashtu janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 253 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.
Sakaq në Tiranë është arrestuar në flagrancë personi me inicialet E. I., pasi gjatë mbrëmjes së djeshme është konstatuar duke lëvizur me këmbë dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë në detyrë, duke e goditur me sende të forta.
Në të gjithë vendin janë konstatuar 2 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative.
Para hotelit duhen vendosur police 24/7.
PërgjigjuPer cfare po hetohet?! Plaseni brenda...! Jo po ta lusim...
PërgjigjuKeta qe erdhen nga jashte na sollen virusin. Po than do rrime ne karantine edhe dalin per xhiro, na vejn ne panik, keta persona Jan per burg. Cfar faj kemi ne qe keta nuk durojn ne Hotel. Kriminela per burg
Përgjigju