'Il Ricordo'…, parlamenti dhe hijet e hileve

'Il Ricordo'…, parlamenti dhe hijet e hileve

Janë shndërruar në yje televizivë. Janë bërë fenomen i rrjeteve sociale. Ky është një nga ato raste tërësisht të rrallë, kur çasti në jetën njerëzore prodhon kapriçio të çuditshme, të pabesueshme dhe të jashtëzakonshme.

Djegia e mandateve të opozitës krijoi një ashensor njerëzor të papritur, domethënë, ngriti lart dhe nxori në dritë, katet e ulëta të listave të deputetëve. Jo se një pjesë e madhe e atyre që ishin sipër, nga ata që ikën nga parlamenti dhe nga ata që rrinë ende aty, janë ndryshe. Por sepse krejt ndryshe prej kësaj kategorie që heshtte solemnisht dhe përdorte heshtjen si një kapak floriri për të mbuluar mungesën e fjalëve, rishtarët në Kuvend janë një miksim i zhurmshëm mes folklorit të së shkuarës, të përditshmes groteske, programeve të humorit, dramës kombëtare dhe të qeshurës së shfrenuar në mungesë së të qarës epike.

Janë disa deputetë të rinj, nga të cilët spikat i mbiquajturi Il Ricordo Gjuzi, siç e quan me ligësi kundërshtari i tij politik Edi Rama apo dhe nja dy të tjerë; njëri me mbiemër bime e tjetri që mban si mbiemër emrin e një ish-qyteti ish-socialist. Kjo trojkë e lavdishme është në opozitë dhe po i jep tonin, portretin dhe dinjitetin opozitës së re. Asaj të parlamentit. Njëri përmend byrekët e ngrënë politikisht apo pantallonat e qepura me kopje, tjetri di që nëse tejkalon kohën televizive në një emision, duhet të paguajë, kurse i treti bën copë ish-eprorin e tij në interpelancë me ish-eproren e tij. Ky tredhëmbësh sulmi, si cfurku i Poseidonit, është thelbi i opozitës së sotme parlamentare. I asaj që me të gjitha gjasat, e ka rrëzuar Edi Ramën duke sjellë në apel gallatën e re në vend te gallatës së hershme që apelonin tradicionalisht të tjerë deputetë si ata, tashmë të ikur.

Thonë që individi apo dhe vetë shoqëria e ndërton vetë fatin e saj. Nëse është vërtet kështu, individi dhe shoqëria shqiptare, nuk meriton më shumë nga kjo shfaqje tragjikomike e politikës. Nëse është vërtetet kështu, nuk do shpresuar tjetër gjë nga çfarë kemi deri më tani. Përveçse të shihet si në një film nga e shkuara momenti kur Lulzim Basha negocionte me këta deputetë për vendin që do të zinin në listë dhe të shihet si një film në të ardhmen, si dialogon me ta Edi Rama për reformën kushtetuese! Mjafton e qeshura me ta për të kuptuar se me çfarë lehtësie del në sipërfaqe në Tiranë gallata politike. Ajo që gabimisht dhe me hile quhet politikë me dritëhije!/ Javanews

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë