Gazeta italiane “Il Tempo”, në një artikull të saj ka shkruar se janë shqiptarët ata që rekrutojnë xhihadistë në Shtetin Islamik, nga Italia.
Duke iu referuar hetimeve të Anti-Terorrizmit, “Il Tempo” shkruan se është zbuluar edhe qendra e rekrutimit që ndodhet në një qytet buzë Adriaktikut, ose pika e lidhjes mes Italisë dhe vendeve të Ballkanit.
Gazeta italiane shkruan se “Shteti Islamik kërkon përmes shqiptarëve, maqedonasve, kosovarëve, serbëve dhe malazezëve që jetojnë në Itali, të gjejnë rekrutues të rinj, që mund të indoktrinojnë xhihadistët dhe t’i dërgojnë ata në Siri”.
Një nga kriteret që rekrutuesit përmbushin është njohja e shkëlqyer e gjuhës italiane.
Janë rreth 20 celula terroriste aktive në disa vende të Ballkanit dhe që kanë lidhje me Italinë, për të afruar luftëtarë të huaj me destinacion Sirinë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com