Ilda Bejleri i hedh benzinë
zjarrit, tallet me Mustafa Nanon

Ilda Bejleri i hedh benzinë<br />zjarrit, tallet me Mustafa Nanon<br /><br>
Konflikti virtual me gazetarit Mustafa Nano dhe moderatores sportive Ilda Bejleri ka qenë kryefjala e mediave rozë ditët e fundit dhe pikërisht atëherë kur u mendua se gjithçka po harrohej, Bejleri shkon dhe i hedh benzinë zjarrit.

Bukuroshja e ekranit mbrëmjen e sotme ka qenë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku sapo ka hyrë në skenë, ka marrë një kompliment për veshjen nga moderatori Ermal Mamaqi.

“Ilda po sa bukur qenke veshur sot. Yll!”-i tha Mamaqi Ildës, e cila nuk e kurseu një kunj për Nanon. “Ju pëlqen? Se thashë të kaloja njëherë nga shtëpia e Muçit, ta pyesja a jam mirë kështu!”- u shpreh ajo.

Përplasja mes dy personazheve të njohur nisi pak ditë më parë kur Nano, në emisionin e tij, kritikoi Bejlerin për veshjen duke e krahasuar madje me veshjet e klubeve të striptizmit.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë