Drejtoria e Doganave ka reaguar pas deklaratës nga ILDKP se tre doganierë akuzohen për mos deklarim të pasurisë. Nga kjo drejtori theksohet se 3 zyrtarët e kallëzuar nga ana e ILDKP, Jonida Spahija, Manushaqe Kromollari dhe Nestor Ruço nuk janë më pjesë e Administratës Doganore, dhe janë larguar nga puna shumë kohë më përpara.

Këta punonjës janë larguar nga puna në periudhat kohore:

1. Jonida Spahija, për funksionin Doganier, Drejtoria Përgjithshme e Doganave, Larguar 19.03.2013
2. Manushaqe Kromollari, për funksionin Përgjegjës Operacionesh, Drejtoria Përgjithshme e Doganave , Larguar 07.05.2013
3. Nestor Ruço, për funksionin Doganier, Drejtoria Përgjithshme e Doganave, Larguar 01.04.2012


“Sigurojmë opinionin publik se të 3 këta ish-punonjës së Administratës Doganore nuk janë më pjesë e personelit të këtaj administrate”, theksohet në reagimin e Drejtorisë së Doganave.


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)