ILDKP: Kallëzim penal për gjyqtarin, Qani Hasa dhe prokurorin Petref Asllani

ILDKP bën me dije se subjekteve Qani Hasa, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe Petref Asllani, me funksion Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Elbasan, ka rezultuar se në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë hartuar kontrata fiktive e të falsifikuara me qëllim përfitimin e një kredie me kushte lehtësuese nga Enti Kombëtar i Banesave"

Po ashtu,  "të dy subjektet kanë fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive në deklaratat e tyre të interesave private. Subjekti Qani Hasa, pas proçes-verbalit të pyetjes në ILDKP i ka ofruar para Inspektorëve të çështjes me qëllim mbylljen e problemeve të konstatuara gjatë kontrollit të plotë".

Për sa më sipër, Inspektori i Përgjithshëm ka depozituar kallëzim penal ndaj subjekteve Qani Hasa dhe Petref Asllani për veprat penale të falsifikimit të dokumentave zyrtare në bashkëpunim, mashtrimit me kredi në bashkëpunim, fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurive dhe korrupsionit aktiv parashikuar nga nenet 186 e 25, 146 e 25, 257/a dhe 244 të Kodit Penal.

ATSH

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq