ILDKP:Masa e gjobë 100.000 lekë
për 28 zyrtarë që fshehen pasurinë

ILDKP përmes një deklarate për mediat ka bërë me dije se nga verifikimet për kontrollin e pasurive të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë, ka evidentiar 28 zyrtarë që nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë, për të cilët është aplikuar masa administrative dhe gjobë në vlerën 100.000 lekë.

ILDKP shpjegon se "në përputhje me ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 "Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë", i ndryshuar, nga verifikimi paraprak evidentoi 28 deklarues, të cilët nuk kanë përmbushur këtë detyrim ligjor. Për rrjedhojë, ndaj këtyre subjekteve deklarues, shkelës të detyrimit për deklarim pasurie, Inspektori i Përgjithshëm ka aplikuar masën administrative me gjobë në vlerën 100.000 (njëqind mijë) lekë".

Gjithashtu, ILDKP u bën thirrje subjekteve që nuk kanë kryer në kohë deklarimin e pasurisë për ta përmbushur atë pa vonesë, pasi mosdeklarimi apo refuzimi për të deklaruar interesat private sjell humbje të funksionit publik dhe ndjekje penale, në përputhje me nenin 257/a të Kodit Penal. 

ILDKP

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi

VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi