TIRANE- Krenar Ahmeti paditet në Prokurori nga ILDKP për mosdeklarim të të ardhurave. Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka paditur në Prokurori 6 zyrtarë të lartë ndërmjet të cilëve edhe Krenar Ahmetin, i njohur si personi që u lidh me pranga poshtë kamionit që po transportonte pajisjet teknike për mitingun e PS-së në vitin 2009. Sipas njoftimit të ILDKP-së, 6 zyrtarët e lartë janë paditur për mosdeklarim të pasurisë dhe dënimi për ta varion deri në 2 vjet burg.
“Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim penal ndaj 6 (gjashtë) subjekteve deklarues, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi të kenë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuara nga neni 257/a i Kodit Penal. Kallëzimet penale për shtetasit e mëposhtëm u dorëzuan pranë Prokurorisë së Përgjithshme; 1- Silvana Maksuti, Kryeinspektore, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Dega Durrës; 2- Krenar Ahmeti, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Tiranë; 3- Taulant Kurti, Inspektor Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Tiranë; 4- Florand Prifti, Inspektor Hetimi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Tiranë; 5- Lirim Nehanaj, Kryetar Komune, Komuna Gruemirë, Malësi e Madhe; 6- Ylli Kupi, Kryetar Komune, Komuna Petrelë, Tiranë”,- thuhet në njoftimin e ILDKP-së.
/Shqiptarja.com