ILDKPKI e padit për fshehje të 1.5
mln €, ja pasuria e Arben Ndokës
​Ndoka: I kam me punë të ndershme

ILDKPKI e padit për fshehje të 1.5<br />mln €, ja pasuria e Arben Ndokës<br />​Ndoka: I kam me punë të ndershme
TIRANE-  Ish-deputeti Arben Ndoka do të ketë një përballje të re me drejtësinë. Pesë ditë pas dorëzimit të mandatit të deputetit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka kallëzuar penalisht me akuzën për fshehje pasurie Arben Ndokën. Kjo pasi sipas ILDKKI, Ndoka nuk ka justifikuar një pasuri prej 1.5 milionë euro.

Sipas njoftimit të ILDKP-së, deputeti Arben Ndoka nuk ka dorëzuar dokumentacionin që justifikon burimin e këtyre pasurive. Verifikimi i pasurisë për deputetin e dorëhequr pak ditë më parë ka nisur më 28 korrik të këtij viti dhe sipas ILDKPI, Ndoka ka refuzuar t’i përgjigjet inspektorëve për të deklaruar burimin e pasurisë së tij.

Inspektorati i Deklarimit të Pasurive kërkon nga prokuroria që gjatë hetimet për këtë rast të mbaj parasysh dhe faktin se ish deputeti ka qenë i dënuar për vepra të rënda penale jashtë Shqipërisë.

"Në përfundim të kontrollit të plotë rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private dhe mungesë burimesh të ligjshme financiare në shumën rreth 1,5 milion euro dhe për rrjedhojë subjekti Arben Ndoka është kallëzuar penalisht për veprat penale të parashikuara nga nenet 257/a/2 dhe 287 të Kodit Penal,”-thuhet në njoftimin e ILDKPKI-së.

Një tjetër shqetësim i ILDKPI është dhe fakti se me refuzimin që Ndoka i ka bërë këtij institucioni për t’u përgjigjur është krijuar precedenti i dytë më deputetët që nuk respektojnë detyrimin ligjor për të kthyer përgjigje.

“ILDKPKI i kërkon organit të Prokurorisë një hetim të plotë e të gjithanshëm, për të zbuluar nëse ndodhemi edhe para veprave të tjera penale, duke mbajtur parasysh faktin që kemi të bëjmë me një deputet të dënuar jashtë vendit për vepra të rënda penale e që pasuria e tij, e pajustifikuar me burime të ligjshme, mund të jetë rezultat edhe i këtyre aktiviteteve kriminale”,- thuhet në njoftimin e ILDKP-së.

Tani pritet që pas këtij kallëzimi prokuroria të hedh dritë nëse pasuria e ish-deputetit ka apo jo burim të ligjshëm në krijimin e saj.

Në një letër publike, më 7 shtator Arben Ndoka bëri të ditur vendimin për të hequr dorë nga mandati i deputetit. Këtë akt ai e ndërmerr për të vërtetuar për pafajësinë lidhur me një dënim në Itali.

Pasuria e Ndokes
Ndërkohë, duke ju referuar dy deklarimeve të bëra nga ish-deputetit Ndoka, në vitin 2013 dhe 2014, pasuria e tij numëron dhjetëra shtëpi e prona, si dhe llogari bankare, por edhe detyrime ndaj bankave për kredi në proces. 10 apartamente të shpërndara mes Lezhës, Tiranës dhe Durrësit me sipërfaqe të ndryshme janë në pronësi të ish-deputetit të Lezhës, dhe familjes së tij. 

Po ashtu, 3 garazhe, 2 vendparkime dhe një ambienti me sipërfaqe  109.5 m2 listohen në pasuritë e tij. Familja Ndoka, disponon një godinë polifunksionale "2 kate hotel - 1 kat bar restorant dhe 1 kat bodrum", në Ishull Shëngjin.

pasuria ndokes

Prenga, deputet i varfër, vetëm me rrogë deputeti
Ndryshe nga kolegu i tij Ndoka, deputeti i arrestuar për plagosjen e dy personave, Armando Prenga, rezulton të mos ketë pasuri të patundshme. Nga deklarimet e bëra në vitin 2013, Prenga rezulton se nuk ka një shtëpi në pronësi të tij, dhe se ai jeton vetëm me pagën e tij si deputet dhe me pagën mujore të bashkëshortes.  Ja cfarë ka shënuar Prenga në deklaratën e tij të pasurisë. “Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet  

Të ardhura nga paga, 2 647 014 lekë. Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare, Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 234 432 lekë. Blerë në 2014 dhe pronar 100 % i një automjeti, vlera 30 000 euro. Të ardhura nga shitja e një automjeti, vlera 25 000 euro”,-thuhet në deklarimin e Armando Prengës. Ende nuk ka një shqetësim për pasurinë e deputetit Prenga, nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Javën e shkuar, pas propozimit nga Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet, Kuvendi i hoqi imunitetin anëtarit të tij, Armando Prenga, i cili po mbahet në arrest me burg për plagosje.  

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Dibër, aksident në aksin Melan-Peshkopi! Automjeti i 62-vjeçarit del nga rruga, lëndohen 3 persona

Dibër, aksident në aksin Melan-Peshkopi! Automjeti i 62-vjeçarit del nga rruga, lëndohen 3 persona