Pasi u shpall në kërkim për llogari të autoriteteve greke, pasuria që Kelmend Balili zotëron në Shqipëri apo jashtë vendit është vënë nën hetim nga Policia e Shtetit, Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave dhe ILDKPI. ILDKPKI pranon se ka urdhëruar dhe po kontrollon pasurinë e Balilit, i cili ka mbajtur për rreth dy vjet e gjysmë, detyrën e Drejtorit Rajonal të Transportit Rrugor Sarandë. Balili thuhet se është pronar i një kompleksi të njohur turistik në Sarandë. Por në deklaratën e pasurisë, ai nuk ka të regjistruar një pronë të tillë.
Në deklaratën e fundit të dorëzuar me datën 21 Mars të vitit 2015, rezulton se Balili ka para “cash” të kursyera, në vlerën e 3.3 milionë lekëve dhe 400 mijë lekë të përfituara nga shitja e një automjeti tip Benz. Ai ka deklaruar një banesë private në proces legalizimi në fshatin Stjar të Delvinës, me vlerë çmimi të papërcaktuar. Ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar se ka marrë hua pa interes, rreth 30 mijë euro, që djali i Balilit të fillojë shkollën jashtë vendit.
I ashëquajtur “Eskobari i Ballkanit”, Balili akuzohet si kreu i një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës, që transportonte sasi të mëdha marijuanë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, Italisë, Holandës e Belgjikës.
redaksia online
a.n shqiptarja.com
/Shqiptarja.com