Ilia Stefo: Do punoj me të
rinjtë të shndërrojmë Kolonjën

Ilia Stefo: Do punoj me të<br />rinjtë të shndërrojmë Kolonjën
Kandidati i majtë për bashkinë e Kolonjës, Ilia Stefo i shoqëruar edhe nga ministri i mirëqenies sociale Blendi Klosi dhe sekretarja për Rininë në PS Elisa Spiropali, ka vijuar takimet elektorale me të rinjtë e kësaj zone.

Ministri Klosi, i bindur në fitoren e kandidatit të majtë, deklaroi se bashkia e Ilia Stefos do të jetë një bashki sociale që i shërben njerëzve në nevojë. Ai u shpreh se “Rilindja Urbane” po e transformon  Ersekën.

“Po vijmë me një rrugë që po bëhet, vijmë këtu me një rilindje urbane me projekt të mrekullueshëm të saj në mes të qytetit. Kryetari i bashkisë do duhet që bashkinë e tij ta shndërrojë në një bashki shumë më sociale. Një bashki e cila i shërben më shumë njerëzve në nevojë, një bashki e cila ofron shërbim për njerëzit me aftësi të kufizuar, për njerëzit të cilët kanë nevojë për dorën e shtetit,  një bashki e cila organizon më shumë jetën e rinisë e të moshës së tretë”, u shpreh Blendi Klosi.

Për Ilia Stefon këto zgjedhje janë një mundësi për ta shndërruar Kolonjën në një qytet evropian. Rinia do ta shndërrojë Ersekën, deklaroi kandidati i PS.

“Do të ecim më tej që Erseka të bëhet më e bukur që edhe ne si kolonjarë të mos na mbetet vetëm emri. Në radhë të parë kërkoj mbështetjen tuaj se jeni ju që do ta shndërroni Ersekën. Kështu që nëse e doni Kolonjës siç e kanë dashur të parët tanë ne duhet të punojmë shumë për të”, tha Ilia Stefo.

Sekretarja për rininë në PS, Elisa Spiropali deklaroi se Ilia Stefo është kandidatura më e gjetur e PS.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime