Ilia urdhër dëshmitarëve
Mos tregoni në polici!

Ilia urdhër dëshmitarëve<br />Mos tregoni në polici!
Pas vrasjes së Eleni Bashos, bashkëshorti i saj Ilia që është arrestuar nga policia si organizator i vrasjes ka urdhëruar katër persona që të mos tregonin në polici rreth konflikteve me Elenin dhe lidhjet intime të tij.
Porositë e tij për të mos folur rreth këtyre fakteve kanë qënë direkte, madje ato janë bërë dy ditë pasi 33 vjeçaria Eleni Basho është varosur në fshatin e saj të lindjen Andon Poci në rrethin e Gjirokastrtës. Sipas burimeve pranë policisë dhe prokurorisë, 38 vjeçari i arrestuar pasi është marë në pyetje për orë të tëra të natës dhe është njohur me informacionet që policia kishte rreth
konfliktit familjar dhe lidhjes intime, ka porositur katër persona të rrethit shoqëror që të mos flisnin në polici rreth këtyre detajeve, për shkak se dhe ai vetë i kishte mohuar kur e kishin marë në pyetje për herë të parë. Për shkak të hetimit tepër të komplikuar të kësaj ngjarje, burimet nuk pranojnë të japin emrat konkretë se kujt personave Ilia i ka kërkuar që të mos flisnin në polici, por në të njëjtën kohë ata nuk përjashtojnë shtetasen Yllka Shehaj, bashkëortakun e tij në kompani Ilirjan Bituni si dhe një grua tjetër që ka qënë pjesë e kompanisë “Nova Dental Albania”. Në fakt kanë qënë pikërisht këta të fundit që kanë “tradhtuar” Ilian, pasi dëshmitë e tyre korrespodonin dhe me disa prova të tjera shkencore që për momentin policia dhe prokuroria vashdojnë të punojnë ende në këtë drejtim.


MOS FLISNI…
Urdhëri për të mos treguar rreth marëdhënieve burrë-grua dhe lidhjes intime është dhënë dy ditë pasi nëna e dy fëmijëve të mitur Eleni Basho është varrosur në Gjirokastër. Teksa njerëzit vizitonin Ilia Basho, për t’i shprehur ngushëllimet, ky i fundit, sipas policisë u ka komunikuar katër personave
se në rast se do të thireshin në polici për tu pyetur nuk duhet të tregonin para hetuesve lidhjen intime dhe zënkat që kishin ndodhur mes tij dhe bashkëshortes Eleni Basho.
Kaq ka mjaftuar që katër personat të ngrenë pikëpyetje rreth pozicionit të Ilias në këtë çështje, por në të njëjtën kohë I kanë dhënë garanci Ilias se nuk do të flisnin. Duke ju referuar dëshmisë së tyre të dhënë në polici, si asaj të Yllka Shehajt, Ilirjan Bitunit dhe dy personave të tjerë, policia thotë se ata fillimisht i kanë qëndruar besnikë urdhërit të Ilia Bashos, por pasi kanë hasur në vendosmërinë e grupit të hetimit, të cilët i kanë njohur me informacionet e servirura nga agjentët operativë, të porositurit e Ilias janë zbërthyer duke treguar atë çfarë dinin rreth marëdhënies së çiftit dhe lidhjes intime. Ata kanë pranuar se çifti ka pasur kontradikta kohët e fundit, madje kanë pohuar në dëshminë e tyre se Ilia i kishte porositur që të mos tregonin asgjë rreth këtij drejtimi.

ILIA BASHO GABOI VETË
Njëriu që nga prokuroria dhe policia dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes së tij Eleni Basho, sipas anëtarëve të grupit hetimor ka rënë brenda me këmbët e veta. Kjo për shkak se ai është përpjekur të mbajë të fshehtë lidhjen me Yllka Shehajn, në një kohë kur për ekspertët njëfakt i tillë ishte konstatuar nga rikuperimi i mesazheve dhe analizimi i thirjeve telefonike. “Ilia nuk donte të bënte publike lidhjen për shkak se s’dëshironte që ajo të merej vesh nga familjarët e gruas së tij Elenit. Por në fakt kjo është bërë dhe shkaku që të ngrihen dyshime mbi të, pasi fillimisht ai e përjashtonte me vendosmëri një gjë të tillë ndërkohë që pas 18 ditësh nga ndodhja e krimit, vetë Ilia, e dashura e tij Yllka, Ilirjani dhe disa dëshmitarë të tjerë konfirmuan këtë variant, duke pranuar se për mos deklarimin kishin marë porosi nga i dyshuari Ilia Basho”-thanë burimet për “Shqiptarja.com”.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)