/ATSH/ -Ne nje analizë nga muzikologu Iliaz Aliu, theksohet se "Unplugged" është performanca e muzikës duke përdorur instrumente akustike, shpesh e përforcuar përmes mikrofonave, pa përdorur ndonjë pajisje elektrike ose elektronike.

Ishte një trend para disa viteve nga grupet muzikore për të përformuar "Unplugged" duke përdorur instrumente akustike. Më në fund muzika e popullarizuar ishte duke i dhënë zërin njerëzor dhe respektin që e meritonte. Por, fatkeqesisht, trendi "Unplugged" ishte jetëshkurtër.

Gjatë përformimit të muzikës "Unplugged", muzikanti nuk ka hapësirë për të fshehur asgjë. Çdo element vërehet - muzika, teksti, interpretuesit, duke përfshirë edhe këngëtarin. Kur të gjitha këto elemente bëhen së bashku, kjo është parajsa në tokë.

Performuesit e muzikës "Unplugged", shpesh rritin volumin e tyre duke përdorur amplifikatorë elektronikë. Vendoset një mikrofon para një instrumenti akustik, ku me pas përcillet nëpërmjet amplifikatorit.

Muzika "Unplugged" e ka origjinën e saj në folk ne muzikën të viteve 1960. Pastaj pas popullaritetit në rritje të televizionit MTV Unplugged, gjatë viteve 1990, me kitaret e njohura akustike si, Martin dhe Taylor, si dhe markave që janë të njohur më shumë te kitarave elektrike si, Gibson, Fender dhe Ibanez.

Per kete aresye, koncertet që janë luajtur me instrumente akustike (dhe zakonisht me instrumente minimale) quhen koncerte unplugged, shpesh në formën si Eric Clapton Unplugged ose Lady Gaga Unplugged etj. Dihet se performimi duhet të jete live, pasi nëse nuk është live nuk do të quhej Unplugged.