Për ekspertin e Çështjeve Ndërkombëtare Ilir Aliaj, si Ukraina ashtu edhe Rusia janë të dyja të humbura nga lufta, ndërsa Bashkimi Europian është i interesuar për t'u arritur një marrëveshje paqe.
I ftuar në emisionin ‘Bota Report’, në Report Tv, Aliaj tha se disa vende të BE kanë negociuar me Vladimir Putin për ta arritur, por deri më tani pa arritur ende diçka konkrete.
‘Edhe Rusia edhe Ukraina janë të humbura nga lufta. Po BE është e interesuar për paqe edhe pse deri tani nuk ka shfaqur një iniciativë diplomatike dhe është folur që vendet e BE po negocionin me Putin. Rusia s’ka problem humbjet e saj njerëzore brenda një ditë ka humbur 20 mijë ushtar dhe çdo javë humbin jetën 5 deri 7 mijë ushtar rus në gjithë vijnë e frontit dhe kjo duhet që të mjaftonte që Rusia të ulej në bisedime.
Por Putin është personazh që nuk drejton një qeveri normale si janë qeveritë në vendet e tjera të perëndimit, ai do të arrijë objektin e tij, i cili ka ndryshuar disa herë, tani do të marr rajone të tjera. Çështja është a duhet Ukraina që të bëjë lëshime? Është e vështirë sepse është derdhur gjaku i mijëra njerëzve.
Një nga pikat planit të e SHBA është jo Ukraina në NATO por në BE, sepse kjo i jep siguri Ukrainës, pasi nëse një vend i BE sulmohet nga një vend tjetër atëherë të gjitha vendet e BE janë në luftë me të vend', tha ai.
Ndërkohë, për politikanin Ethem Aga, Putin ende nuk ka rënë dakord për një marrëveshje paqeje, pasi sipas tij dëshiron që fitojë kohë dhe të marr territoret që do nga Ukraina.
‘Rusia do të fitojë kohë që ta ngrijë frontin e luftës dhe të armatoset dhe të negociojë me SHBA për marrjen përfundimtare të territoreve që kërkon nga Ukraina. Kurse Ukraina kërkon ndihmë që territoret e saj të mos mbesin jashtë kufinjve dhe ti sigurohet garancia. Ukraina nuk do që të lëshojë territore’, tha ai.
Komente












Ky eshte nje debil.
PërgjigjuOr zoteri Evropa nuk eshte e interesuar per paqe ne vitin 2015 ne akordet e Minskut2 Ukraina ra dakord me Rusine per disa kushte dhe kush e refuzoj ishin Evropjanet dhe Amerikanet,Rusia nuk donte lufte me Ukrainen por u detyrua per ti mbrojtur popullin Rusishfoles ,ne ate kohe Rusia i kerkoj ukraines qe te krijonte nji shtet federatif,ose neutral ,jo anetaresim ne Nato,ose dy rajoneve donjeckut dhe lugankut tu jepet nji autonomi te gjitha keta u refuzuan nga perendimi dhe zgjodhen luften dhe ja tani jan ne lufte me nji humbje katastrofike nga dya palet dhe tani nuk dine si te ja shesin popullit qe dote bejme paqe por nuk arijtem asgje me 1 miljon viktima cfar mendoni cka dote kerkoj populli qe te varet Putini edhe Zelenski .
Përgjigju