Pas shtatorit bashkëpunimi i Shqipërisë me FMN do hyjë në një etapë të re, deklaroi ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, ish-koordinator i programit qeverisës.
Synohet një marrëveshje e re me Fondin. Nuk bëhet fjalë për bashkëpunim të tipit 2005, pasi Shqipëria nuk klasifikohet më si një vend me të ardhura të ulëta, por një marrëveshje më liberale, ku synimi i qeverisë së re është të financohet deficiti buxhetor.
Jemi të vendosur të bëjmë fillimisht një audit të plotë të gjithçkaje zotëron vendi, brenda financave publike dhe përtej tyre dhe gjykojmë që ndihma e një institucioni si FMN, edhe me mbështetje të drejtpërdrejtë financiare, është e domosdoshme në fazën që është vendi.
Shkrimi u publikua sot (18.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com