Ilir Daja do fitoren: Skënderbeu
im është më i fortë se Kukësi

Ilir Daja do fitoren: Skënderbeu<br />im është më i fortë se Kukësi
Java e 26-të e Kategorisë Superiore starton sot ora 18:00 me supersfidën e rivalëve për titull Skënderbeu-Kukësi.

Kampionët në fuqi presin në stadiumin e tyre kuksianët kryesues që janë ende të pamposhtur. I vetëdijshëm për forcën e skuadrës së tij, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja nuk i trembet aspak skuadrës së Ernest Gjokës. Verilindorët nuk kanë pësuar asnjë humbje në këtë kampionat dhe kryesojnë renditjen, por trajneri kryeqytetas i korcarëve ka besim te verbër te skuadra që ai drejton dhe është i bindur se Skënderbeu do ta mposhtë Kukësin.

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka folur në prag të supersfidës ndaj Kukësit kryeues, rival që sipas tij është me meritë në krye, por këtë vit është poshtë Skënderbeut. “Kukësi nuk ka asnjë humbje dhe ka bërë një kampionat shumë të mirë, ndodhet në vendin e parë me meritë. Gjithsesi, besoj se nëse duam të luftojmë deri në fund për objektivin titullin duhet t’i fitojmë këto lloj sfidash, pasi një sukses në një përballje direkte është një bonus i madh.Duke hequr dorë nga modestia, edhe Skënderbeu që unë drejtoj nuk ka marë asnjë humbje në 2017-tën. Ne do kemi respekt për kundërshtarin por këtë respekt duhet ta kenë edhe ata për ne, sepse në 2017-tën kemi grumbulluar 2 pikë më shumë se Kukësi”.

Formacioni
Përsa i përket formacionit, trajneri paralajmëroi ndonjë ndryshim të vogël, duke konfirmuar edhe praninë në formacionin titullar të rumunit Predesku. “Përvec mosmarrjes së rezultatit, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse në këto 7 takime ne kemi marrë 5 fitore dhe 2 barazime, e rëndësishme është që në këto përballje ne kemi qenë më lartë se kundërshtari. Nuk është aspak në filozofinë time të ndryshojmë stilin e lojës në varësi të kundërshtarit, sepse ne mendojmë që jemi më mirë se kundërshtari, e para duhet të imponojmë ne lojën tonë por, natyrshëm brenda strategjisë dhe kundërshtarit që ke përballë mund të ndodhë që të bësh edhe ndonjë ndryshim të vogël taktik në formacion. Predesku do të luajë që nga fillimi, por pjesën tjetër të  formacionit nuk mund ta zbuloj që sot, sepse mund t’i vij në ndihmë edhe kundërshtarit”.

Salihi
Pikëpyetja e madhe e Skënderbeut në ndeshjen ndaj Kukësit është do të luajë apo jo Hamdi Salihi. “Salihi është stërvitur, por është stërvitur në mënyrë individuale për shkak të një dëmtimi që ka patur.Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, vjen nga një ndeshje shumë e mirë ndaj Tiranës në të cilën shënoi dy gola. Ajo që mund të them është se nëse në orët në vazhdim do të ketë përmirësim të gjëndjes së tij shëndetësore, Salihi patjetër që mund ta nisë nga fillimi”. Skënderbeu-Kukësi është një sfidë direkte për titullin, por sipas Ilir Dajës ky takim nuk do të vendosë fatet e kampionatit, pasi ka ende edhe shumë ndeshje për tu luajtur. “Përballjet me rivalët direktë kanë brenda edhe luftën për titull. Por mendoj se ndeshja ndaj Kukësit nuk do të vendosë gjithcka sepse mbeten edhe shumë pikë në lojë.
 
 
Kategoria Superiore
Java e 26-të

 
17 mars
Skënderbeu-Kukësi
18 mars
Laçi - Flamurtari
Korabi - Partizani
19 mars
Luftëtari - Tirana
Vllaznia - Teuta
 
Renditja
1    Kukësi         51
2    Partizani      49
3    Skënderbeu 49
4    Luftëtari       33
5    Vllaznia       31
6    Tirana         30
7    Teuta          27
8    Flamurtari   22
9    Laçi           22
10   Korabi        12

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve