Ilir Daja 'shopping' te Dinamo dhe Partizani, Ballkani akord 100 mijë eurosh me fantazistin

Ilir Daja 'shopping' te Dinamo dhe Partizani, Ballkani akord 100 mijë eurosh me fantazistin

Ilir Daja dhe Denisson

Ballkani i Ilir Dajës në Kosovë është duke u forcuar në momentet e fundit të merkatos së janarit. Kampionët e Kosovës rikthyen në ekip Meriton Korenicën nga Manisa në Turqi, teksa kanë gjetur akordin me Dinamon për Denisson.

Fantazisit 26-vjeçar do i kushtojë klubit nga Theranda 100 mijë euro, me brazilianin që kishte edhe gjashtë muaj kontratë me dinamovitët. Lajmi është konfirmuar nga Haris Fakic, që mban pozitën e drejtorit sportiv të Dinamos.

Veç tyre, Ilir Daja duket se po "plaçkit" edhe te Partizani. Bëhet fjalë për sulmuesin anësor Albers Keko. 22-vjeçari ka shënuar tre gola në 17 ndeshjet e këtij sezoni në Superligë, teksa ka kontratë me Partizanin deri në verën e 2026.

225 mijë euro është vlera e Kekos në treg, me djaloshin që ka marrë vetëm 555 minutë në elitën e Shqipërisë. Duket se trajneri Daja di se ku të bëjë lëvizje, me Ballkanin që do përforcohej së tepërmi në sulm.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së