TIRANË - Shkarkimi i një anije me 1500 tonë gaz të lëngshëm ka qenë edhe shkaku që dy biznesmenët e gazit, Piro Bare, pronari i Romano Port dhe Ilir Karçini i Prima Gas, të bëhen armiq me njëri-tjetrin, armiqësi që do të shkonte deri në porositjen e një vrasjeje duke paguar 120 mijë euro.
E pikërisht, biznesmeni Karçini duket se ka kontaktuar me kushërinjtë Andon dhe Genis Mëhillaj në Vlorë, duke u kërkuar eleminimin fizik të konkurentit të tij, pronarit të Romano Port, Piro Bare.
Dy vlonjatët më pas kanë vënë nën kontratë për krimin Julian Sinanajn, i cili u arrestua ditën që do të kryente vrasjen, pasi ishte spiunuar nga “kolegu” i tij, Ndriçim Gjokona.
ORA 09:47 POLICIA E TIRANËS: JA AKUZA QË RËNDON MBI KARÇININ
Policia e Tiranës ka njoftuar gjatë ditës së sotme se, ka vënë në pranga 44-vjeçarin Ilir Karçini. Me anë të një njoftimi për median policia tha se, arrestimi është bërë pas lëshimit të urdhërit nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
“Më datë 1 shkurt 2014, ora 11:30, në rrugën “Mendar Shtylla” në Tiranë, u bë e mundur kapja e personit në kërkim Ilir Nisit Karçini, 44 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria për Krimet e Rënda me datë datë 1 shkurt 2014, për ekzekutimin e vendimit penal numër 52, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e cila ka dhënë caktimin e masës së sigurimit “arrest burg”, për veprën penale të “sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e një vrasje’”, bëri të ditur Policia e Tiranës.
SI NISI KONFLIKTI MES DY BIZNESMENËVE
Konflikti midis Ilir Karçinit dhe Piro Bare për shkarkimin e anijeve me gaz të lëngshëm për djegie nga Prima Gas e Karçinit në 11 prill 2012 ka përfunduar në Autoritetin e Konkurrencës, dy vite më parë.
Karçini ka paditur Baren tek ky autoritet se pa të drejtë, nuk lejonte kompanitë Prima Gas të shkarkonte në Durrës anijen me 1500 ton gaz të lëngshëm, duke e detyruar që të shkonte në Vlorë, duke i rritur kostot kompanisë së Karçinit. që edhe pse fitoi mbi padinë nuk arriti të shmangë konfliktin me Baren.
Në këtë pikë autoriteti i konkurencës ka vendosur se shoqëritë Romano Port kishte abuzuar në tregun e shërbimit të shkarkimit të gazit, por në këto dy vjet, të dy biznesmenët kishin shtuar përplasjet me njëri-tjetrin.

(Foto: Shoqërimi në Policinë e Tiranës i biznesmenit Ilir Karçini) Foto të tjera
BARE PËR A1 REPORT: DREJTËSIA TË ZBARDHË KËTË ÇËSHTJE
Biznesmeni Piro Bare për të cilin Ilir Kaçini kishte paguar 120 mijë euro për ta vrarë, ka deklaruar për A1 Report se, ja ka lënë drejtësisë këtë çështje dhe nuk mund të jepte më shumë detaje në lidhje me të.
“Jam në një pozitë ku nuk mund të flas për këtë çështje. Gjithçka do të sqarohet nga drejtësia nuk mund të jap informacione të tjera”, deklaroi biznesmeni Bare i kontaktuar në telefon nga A1 Report pas arrestimit të Ilir Karçinit.
Sipërmarrësi i portit të Porto Romanos tha se, nuk ndodhej në Shqipëri. “Unë ndodhem jashtë Shqipërisë, ia kam lënë drejtësisë të merret”, tha shkurtimisht për A1 Report, biznesmeni Piro Bare.
BIZNESMENI PIRO BARE, OBJEKTIVI I VRASJES SË ILIR SINANAJT
Sipas burimeve pranë grupit të hetimit rezulton që objektiv i vrasjes të jetë Piro Bare i cili ka marrë me koncension "Romano Port" por gjithashtu kishte dhe monopolin e importit të gazit.
Burime nga A1 Report mësojnë se Sinanaj ishte kontaktuar nga Andon Mëhillaj i cili ishte kontakti i vrasësve me pagesë dhe porositësve. Mëhillaj dhe Sinanaj kishin pirë kafe në një lokal ku ndodhej biznesmeni Piro Bare që ishte objektiv dhe aty i ishte thënë se duhej i vdekur.
NE 2011 BARE I SHPETOI ATENTATIT
Ky është atentati i dytë ndaj biznesmenit Bare, pas gushtit të vitit 2011, kur e shpëtoi vetëm sasia e vogël dhe e pallogaritur mirë që i shpërtheu në makinë.
Nga shpërthimi i ndodhur në zonën e plazhit të Durrësit, nuk pati dëmtime serioze Bare dhe as familjarët e tij që gjendeshin në makinë.
/Shqiptarja.com

VIDEO 1/