Ilir Kerni: Teatri i Operës merr
çmimin “Arrëthyesi i artë” në Romë

Ilir Kerni: Teatri i Operës merr<br />çmimin “Arrëthyesi i artë” në Romë
Sezoni i ri artistik i Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë pritet të ketë një varg surprizash. Drejtori i Institucionit, brenda të cilit përfshihet dhe Ansambli Popullor, pohon se në muajt në vazhdim nuk do të mungojnë premierat e rëndësishme. E kush nuk do të mbante radhë për biletat e një koncerti të violinistit shqiptar me famë botërore

Shkëlzen Doli, i cili vjen në këtë sezon artistik që të interpretojë perlat muzikore shqiptare me Ansamblin Popullor. Surpriza tjetër është më afër. Një emër i njohur i fushës së koreografisë botërore do të sjellë një premierë të re baleti në fund të muajit maj që titullohet “Monger”. Ky është koreografi izraelit Barak Marshall. Disa premiera të sezonit të kaluar që shënuan suksese të mëdha si “I Capuleti e i Montecchi” në muajin Maj, apo opera gazmore “Cosi fan tutte” me regji të Nikolin Gurakuqit “ia vlen të përsëriten thotë Ilir Kerni”. 

Për shumë arritje të tjera apo për turnetë që po ballafaqojnë me sukses vlerat e artistëve tanë në botë, duket se nevojitet një buxhet më i madh. Por buxheti aktual është aq i vogël sa drejtori i teatrit të Operës dhe Baletit Ilir Kerni vihet në siklet kur e pyesim për shumën. 
Mbase arritja më e fundit, një çmim surprizues si “Arrëthyesi i artë” që do të marrë opera shqiptare në Itali, do të jetë një reflektim për investime më të mira në institucionin që po kthehet në një krenari të kulturës shqiptare. 
........
Sezoni i kaluar ishte një sezon plot surpriza me artistë të ardhur nga jashtë kufijve apo edhe artistë shqiptare që ka në famë ndërkombëtare, do të kemi mundësi për surpriza të reja?
Natyrisht po të shikohet se çfarë është bërë, atëherë e gjitha flet vetë, por do të doja të theksoja disa pika që janë me të vërtetë të rëndësishme për vijimin e këtij sezoni pa përmendur këtu disa turne në Mal të Zi, në Gjermani etj, etj. Pra po bëjmë më të mirën duke mundësuar edhe që këtë kulturë po e ballafaqojmë me teatro të tjera. Pra jemi në tratativa të tjera pa fund për të bërë turne, duke filluar nga vendet fqinjë deri në Kuvajt e në turne të tjera ndërkombëtare. 

Ansambli Popullor prej vitesh ishte lënë në këtë institucion si të ishte një grup folklorik, por po shihet sërish një lëvizje artistike. Çfarë bën ti vetë për të mbajtur në ritëm pune edhe ansamblin, edhe punën e operës, sepse është ë vështirë t’i mbash “dy kunguj” nën një sqetull? 
Vlera e kësaj opere e kësaj godine fillon me Ansamblin Folklorik, siç e gjykoj unë. Një teatër standard, siç është teatri i Operës dhe Baletit mund të jetë në nivele mesatare, mund të jetë në nivele më të larta, por ajo që ka nevojë një komb është se ka nevojë për një ansambël, ka nevojë për një teatër që të ketë një grup përfaqësues siç kemi ne ansamblin e shtetit. Dhënia dorë për këtë Ansambël nuk është detyrë e teatrit të operës, por është detyrë e gjithë neve, detyra jonë është që këtë bizhu, këtë perlë ta mbajmë, të përkujdesemi për të këtë. Jam i bindur se me ardhjen e drejtorit artistik Gerti Druga, Ansambli Popullor do të jetë një nga pikat më të forta të këtij teatri. 

Dihet që pas fatkeqësive natyrore, apo ikjeve aksidentale siç mund të veçojmë të ndjerin Agron Aliaj po pakësohen koreografët. Tashmë mos u duhet të bëni më shpesh edhe koreografin?
Jo, unë kam bërë koreografi thjesht për t’i ardhur në ndihmë teatrit. Teatrit i kemi ardhur në ndihmë edhe me projekti Koreolabis, projekt që ka sjellë e do të sjellë elementë të rinj të koreografisë. Të jemi të sigurt se ata janë këtu, e ardhmja është absolutisht e sigurt.

Mund të na thoni disa emra koreografësh, që edhe media t’i ketë në vëmendje?
-Nuk do të ishte mirë të veçoja emra, por janë tre-katër jashtëzakonisht të talentuar. Me thjeshtësinë më të madhe mund të them se jam i befasuar me talentin e tyre. Kemi koreografë të kohës sonë. Unë u kam dhënë atyre premierat që janë një spunto dhe mund të them që nuk kam asnjë frikë për të ardhmen e baletit në Shqipëri. 
Ndërkohë, unë mund t’ju them se një event që mund të jetë një ngjarje për Tiranën është koncerti që do të jap Shkëlzen Doli bashkë me Ansamblin Popullor, është një epokë e re mund të them unë. Një vend tjetër që mund të të shtojë se në fund të sezonit, ne nuk kemi menduar vetëm për cilësinë e artistëve, por edhe të plejadës së krijuesve, që është për të herë të tretë, projekti Coreolabos, që po rrit artistë që do të jenë e ardhmja këtu në Shqipëri.

Kalendari Artistik deri në fund të sezonit do të jetë shumë i ngjeshur, të harrojë se në datën 28 e 30 maj ne kemi një balet të një emri të madh izraelit dhe kjo do të jetë një pikë e fortë për teatrin tonë.

Kur do të jetë shfaqja e koreografit izraelit Marshall?
Ai ka është këtu në teatër dhe puna ka filluar. Në 30 maj do jetë shfaqja protokollare, se jemi në bashkëpunim me ambasadën e Izraelit që ka festën kombëtare. Të jeni të sigurt që baleti do të jetë në një nivel bashkëkohor, siç janë në teatrot e botës.

Dhe tani të vijmë si gjithmonë tek çështja që një sezon artistik kushton. Ka një buxhet për to, mund të ma thoni sa është buxheti?
Di të them se ne kemi bërë ekstremist maksimumin, nuk mund të them se mund të bëhej më tepër. Nuk ka teatër në botë që me këtë buxhet të bëj këtë sezon artistik që ka. Mund të themi që teatri ynë është shfrytëzuar në të gjithë komponentët e tij, por kuptohet që pa asnjë dyshim ne do të bëjmë maksimumin. Do ta konsideroja tepër me rëndësi dhënien e shfaqjeve edhe jashtë kufijve tanë. Nuk e di nëse jeni në dijeni, por në 25 qershor në Romë Teatrit të Operës i ndahet çmimi honorofik “Arrëthyesi i artë”. Ne do të jemi prezent. Do të jemi aty për të marrë këtë çmim që ndahet për teatrot me reputacion të mirë, por edhe me një prej trupës së baletit.

Çfarë mendon se ju çojë drejt këtij çmimi?
Drejt këtij çmimi na çoi niveli i punës. Të mos harrojmë se drejt këtij niveli na nuk ka çoi vetëm niveli i interpretimit botëror, por edhe që kemi pasur krijues të nivelit botëror në këtë teatër që janë të kërkuar sot në botë. Kemi bërë premiera me Angjelin Preljocaj që është një koreograf botëror, etj.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

U shpall në kërkim në Kosovë pas një sherri, arrestohet në Lezhë reperi Noizy

U shpall në kërkim në Kosovë pas një sherri, arrestohet në Lezhë reperi Noizy