Ilir, me çfarë parash qëndroni ju dhe stafi juaj në Vlorë?
Ilir Meta dhe zëdhënësi i tij Tedi Blushi
Ilir Meta, që mban pozicionin e Presidentit të Republikës, ka deklaruar edhe mbrëmë në një studio televizive, siç kishte bërë disa herë më parë në daljet e tij se ai do të vazhdojë të qëndrojë larg zyrës së tij në Tiranë, por do të vazhdojë të bëjë fushatë në Vlorë.
Është e dukshme që Ilir Metën e kanë shqetësuar shumë sondazhet dhe terreni që tregojnë se LSI po shkon pikiatë, ndaj edhe ka vendosur të dalë në fushëbetejë vetë duke braktisur detyrën e Presidentit. Por, kjo histori është një fakt i gjithëditur nga çdo shqiptar, pavarësisht përgënjeshtrimit apo justifikimit qesharak që përdor Meta për këtë skandal e çmenduri të radhës.
Përtej kësaj çmendurie që Ilir Meta bën duke dalë në fushatë kur duhet të jetë mbi palët dhe simbol i Unitetit Kombëtar në cilësinë e Presidentit, ka edhe disa pyetje të cilave Ilir Meta nuk i është përgjigjur akoma. Më çfarë parash qëndron Ilir Meta në Vlorë? Me çfarë parash paguhet karburanti, me çfarë makinash udhëton? Po stafi i tij që merr rrogën në Presidencë, paguhet për të qëndruar në Vlorë në fushatën e shefit apo në institucion?
Përgjigjet mund të jenë dy: E para, janë paratë publike që Ilir Meta i përdor për të bërë fushatë për LSI-në në Vlorë, bashkë me stafin e Presidencës që paguhen nga taksat tona dhe bëjnë fushatë për bashkëshorten e shefit dhe e dyta, paratë të padeklaruara që janë ‘donacione’ nga persona të paidentifikuar.
Në të dyja rastet, Ilir Meta është me të dyja këmbët në shkelje. E mjafton vetëm kjo për të thënë se Ilir Meta është i fundit që mund të flasë për ndershmërinë, zbatimin e ligjit apo shfrytëzimin e resurseve shtetërore për fushatë elektorale.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.8%
-
Jo
63.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 517
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Delvinë/ 38-vjeçari plagoset me thikë pas një sherri në lokal, në pranga autori (EMRAT)
25 Janar, 11:16
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
Primaret/ Dorëhiqet kryetarja e degës së Himarës: Sipas udhëzimit të partisë, mora vendimin të konkurroj! Kjo, e vetmja rrugë
24 Janar, 15:14
-
Vlorë/ Kontrolle në një banesë në lagjen '10 Korriku', policia gjen një pistoletë me silenciator dhe 24 fishekë! Shpallet në kërkim 46-vjeçari (EMRI)
24 Janar, 10:34
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Vlorë/ Pa rroga që prej muajit Dhjetor, 150 punonjës të fasonerisë hidhen në protestë: Edhe Zyra e Punës s’na dha zgjidhje, do e vijojmë pa afat!
23 Janar, 16:51
-
Të maskuar me kapuça, vidhnin makina dhe dyqane, arrestohen 3 ‘skifterët’ e Vlorës (EMRAT+VIDEO)
23 Janar, 12:15
-
Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina del nga rruga, plagosen 4 persona
23 Janar, 11:21
-
Divorci Meta - Kryemadhi/ Gjykata e Tiranës cakton seancën e parë më 21 shkurt
23 Janar, 10:31
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Si të mbroheni nga Gripi A H1N1, lë pasoja në mushkëri! Flasin për Report TV mjekë dhe epidemiologë: Urgjencat janë plot me të sëmurë, duhet të izoloheni 3 ditë
22 Janar, 14:13
monika tha qe nuk fle me ilirin me duket se fle me ate qe po merr rreze dielli
PërgjigjuIlir Meta e vërteta po përpëlitet si pula kur i presin kokën. Sepse po e ndjen gjithmon e më pran erën e Reçit.
PërgjigjuKeto Pyetje duhen ber Ilir Metes direkt,ne studio televizive ,dhe nuk duhet lejuar t'i shmanget.Por,gazetaret jan frikacak,dhe Ilir Meta e di kete gje,dhe tallet me ne,dhe parat tona.Duhen gazetar te zot,per te ndergjegjesuar politikanet.
PërgjigjuNga fotoja dhe meqe edhe monika nuk fle me me ilirin sepse e tha vet, duken si nje kopje gay shume te lumtur qe hormonet bizarre i kane gerryer trurin
PërgjigjuOre Monika tha kemi kohe s'fleme bashke. Mos i kercet gje brinjet ky Tedi ketij Like villajdutit.. ca s'ben vaki! Ca nuk na shikojne,e na degjojne veshet..
Përgjigju