Presidenti Meta ka bërë thirrje sot për të gjithë që që të rinovojnë kartat e identitetit, pasi është e nevojshme. Teksa poston foto kur vetë ka aplikuar për dokumentin e ti Meta shton se çdo neglizhencë penalizon të ardhmen evropiane të vendit.
"U paraqita sot pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë Administrative nr. 13 në Tiranë, për t’u pajisur me kartën e re biometrike të identitetit ID. Kur na ndajnë edhe 86 ditë nga zgjedhjet e shumëpritura të 25 prillit 2021, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të verifikojnë afatin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit. Rinovimi i tyre është i domosdoshëm!
Mospasja e një karte të vlefshme ID është pengesë serioze për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votës. Mos neglizhoni dhe mos e leni aplikimin për në çastin e fundit!
Gjithashtu, ju ftoj të verifikoni sa më parë emrin në listën e zgjedhësve, si dhe vendndodhjen e qendrës tuaj të votimit dhe në rast se vini re parregullsi tek të dhënat, paraqituni menjëherë pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë tuaj Administrative.
Është thelbësore, që të gjithë qytetarët me të drejtë vote, të kenë mundësi të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit. Të votosh është e drejtë, por edhe një përgjegjësi e lartë qytetare. Çdo neglizhencë në këtë drejtim penalizon të ardhmen evropiane të vendit", shkruan Meta.