Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ndër të tjera u pyet edhe për rekursin e bërë në Gjykata nga Monika Kryemadhi për t’i kthyer celularin dhe nëse ai ishte pjesë në këtë çështje.
Meta tha se për këtë mund të flasë vetë Krymadhi pasi ai nuk mban përgjegjësi për asnjë njeri në raport me ligjin.
Ju mund t’i drejtoheni vetë zonjës Kryemadhi. Janë dy çështje të ndara me thikë, i raportit tim politik me zonjën Kryemadhi. I cili nuk është ndonjë raport që ka shkëlqyer shumë, për hir të së vërtetës, për shkak të ndonjë vendimi të marrë prej saj në të kaluarën. Siç ka qenë ai i djegies së mandateve dhe i raportit me të si bashkëshorte. Ku ajo me thënë të drejtën është një shembull shumë i mirë sa i takon edukimit, mbarëvajtjes së fëmijëve. Tani për këtë çështje unë kam vetëm një përgjigjje: S’mbaj përgjegjësi tani, se dikur thosha mbaj përgjegjësi vetëm për vajzën e vogël se nuk i kishte bërë 18 vjeç, por tani i bëri dhe ajo 19 vjeç. Kështu që nuk mbaj përgjegjësi për asnjë njeri për çdo sjellje në raport me ligjin. Ajo që dua t’ju siguroj ju dhe të gjithë shqiptarët se sjellje ime në raport me ligjin, në raport me kushtetutën ka qenë perfekte", tha Meta.
Gjatë konferencës së sotme, Meta solli në vëmendje protestën e 2 marsit 2020 të thirrur prej tij në cilësinë e presidentit, teksa u pyet nga gazetarët edhe për protestën e 20 shkurtit të opozitës.
Mos harroni se opozita ishte e shitur. Dhe një nga arsyet se pse unë e thirra popullin më 2 mars, ishte sepse opozita nuk po më përgjigjej. Unë u kërkoja të dilnin dhe të flisnin e të denonconin kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Ata më thoshin mua se ne jemi në Lushnje në shkurt e në mars se po shikojmë si po vete puna e kastravecit. Dhe kjo ishte një nga arsyet që unë u detyrova të thërras popullin. Nuk ka dashur kurrë të bëj një gjë të tillë. Madje ka akte dhe dokumente se kemi qenë edhe në prag të pandemisë. I kam kërkuar që të anulohet mitingu. I kërkova të heqin projektligjin që futën tinëzisht derisa të vijë përgjigjja e Komisionit të Venecias. Edhe pastaj të respektohet vendimi i Komisionit.
Si aleati i tij Sali Berisha, Meta sulmoi dhe prokurorët e SPAK duke i quajtur zara të kryeministrit Edi Rama.
Dhe janë të mjerë të gjithë ata mercenarë të Edi Ramës dhe zarave të Edi Ramës, të cilët përpiqen të fabrikojnë të përdorin njerëz të cilët kanë probleme të rënda me drejtësinë dhe duhet ta kishin vendin në burg thjesht edhe vetëm për t’i përdorur kundër ilir Metës. Nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë rast të cënimit të ligjit nga Ilir Meta qoftë në kryerjen e detyrave shtetërore, qoftë në gjithçka tjetër. dhe duhet ta dini shumë mirë ju, meqë pyetët për 2 marsin që edhe kjo çështja që është rihapur për herë të tretë apo të katërt, CEZ/DIA, është regjistruar nga McGonigal.
Sepse një nga angazhimet e McGonigal që është takuar dhe me prokurorë të SPAK, që u dënua për lekët që mori për llogari të Edi Ramës kundër opozitës, ka qenë që të aktivizonte çështjen CEZ/DIA. Dhe kjo çështje është regjistruar në dhjetori të vitit 2019. Dhe kur është ky moment? Ky moment është midis manifestimit të parë të paralajmëruar nga unë, sepse 2 marsi ishte planifikuar të zhvillohej në fillim të dhjetorit. Por për shkak të tërmetit në nëntor u shty. Si një mjet presioni kundër presidentit të republikës që të pranonte betimet e faqezinjve dhe faqezezave te Lana. Edhe sa herë kishte ndonjë konflikt kundër presidentit të Republikës për çështje për të cilat ai mbante vetëm qëndrime kushtetuese.
Zarat e SPAK thoshin po vjen furgoni, ka ardhur Kastriot Ismaili, më falni që po e përmend, ka qenë i dënuar në Fier, po vjen tek SPAK-u. Ka vajtur x prokuror, zar i Edi Ramës në Fier atje dhe po jep dëshmi edhe etj. Etj. Edhe unë qëndrimet edhe më të forta, më patritotike i kisha edhe më në mbrojtje të kushtetutës i kisha. Ju e dini shumë mirë se i vetëm në Komisionin e Venecias e kam shqepur Edi Ramën me të gjithë McGonigal-ët e tij që lobonin në të gjitha çështjet ku diskutoheshin problemet e raportit me kushtetutën", tha Meta.
Mbau Ilir.Una dhe gjith cornutot e tjere jemi me ty
PërgjigjuTi s'mban përgjegjësi për asnjë, por ata mbajnë përgjegjësi për ty.
PërgjigjuNuk mban pergjegjesi per asnje,vetem per vete!Nga Rama ,kur lan duart nga bashkepuntoret e kapur /mat/ nga drejtesia, e ke mesuar kete shprehje?!
PërgjigjuKur Ilir Metaj,ka zbatuar ligjet dhe kushtetuten ,pse ka frik nga APAK ?...
PërgjigjuFilluan dallaveret e zarit te Monikes vodhen dhe grabiten te dy bashk i shijuan vjedhjet e tani do qe ti hedhi hi syve popullit qe nuk mban pergjegjesi per Moniken!!!!Meqe sbman pergjegjesi ateher pse i quan prokuroret zara te Edi Rames??Nuk jane hic te Edi Rames po jane sherbetoret e popullit per ti kthyer ato qe grabitet o teveqel o trafikant o delenxhi o faqe zi!!
PërgjigjuKur Ilir Meta shan prokuroret e SPAK ‘ut. Shqiperia nuk behet me per edhe dy breza. Nje breze eshte 25 vjet.
Përgjigju