Në fund të tragjedisë Makbeth ka një skenë të çmendjes së zonjës Makbeth, e cila pasi ka cytur dhe bashkëpunuar me të shoqin në vrasjen e Mbretit, në fund çmendet, por nuk është çmendje si gjithë të tjerat.
Është një çmendje që ka ardhur "nga prishja e gjumit të pafajshëm" dhe janë vegimet që i dalin përpara dhe nuk e lënë të qetë, duke e çuar drejt çmendjes dhe fundit të pakthim.
Madje, doktorit i duhet të pranojë që sëmundja e saj është jashtë kufijve të shkencës dhe të njohurive të tij.
I vijnë ndër mend njollat e gjakut të mallkuar, errësira e natës e kryerjes së krimit, Makdafi që kish një grua, Bankoja që është varrosur dhe nuk mund të dalë jashtë varrit etj nga ato që kishte kaluar për t'u ngjitur në majë.
M'u kujtua sot kjo tragjedi madhështore e trajtimit të ambicies së pakufishme për pushtet, kur dëgjoja një politikan që këlthiste në televizor: merrini florinjtë e mi..., fabrikat e mia..., ti marrë e t'ia çojë popullit...Nuk kam asnjë merak... Kam dhe një motër që ma ka falur zoti..., se po më kujdeset për prindërit e mi...
Është i pavdekshëm Shekspiri, mendova me vete, që bën të përsëritet historia dhe realiteti të imitojë artin, ku zonja Makbeth ka veshur pelerinën e personazheve që janë marrosur nga frika e Dumanit dhe mendja e tyre është arratisur në thellësitë e malësisë së korrupsionit, ndërsa ndërgjegjja e tyre del përditë në televizor dhe zbulon vetveten./Marrë nga facebook
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
15.7%
-
Pak
10%
-
Aspak
74.3%
Vota total: 140
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Duke bërë ecje e pirë cigare, Report Tv sjell VIDEO-n e Ilir Metës në ajrim te burgu 313
20 Janar, 20:07
-
Në hetim për CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA, Monika Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për masën 'Detyrim paraqitje' të vendosur nga GJKKO
20 Janar, 15:01
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
‘Bardhi ka probleme me grupin e Berishës’, Lapardhaja në Report Tv: Saliu kërkon të bëjë pazare me Ramën
19 Janar, 13:07
-
Mero Baze: Lista e përbashkët e opozitës së re, si shenjë serioziteti opozitar
19 Janar, 07:07
-
Namir Lapardhaja: Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
18 Janar, 20:46
-
Manipulime në zgjedhjet në degën nr.2 në PD, Çollaku: Shqetësim edhe për procesin e primareve! Meta s’mund të jetë në listën tonë, është i majtë
17 Janar, 16:06
-
Meta kërkon lirimin nga qelia, avokati rekurs në Gjykatën e Lartë: Jemi në prag fushate, s’ka prova për ta mbajtur në burg
17 Janar, 11:59
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Lapardhaja për Report Tv: PD është kthyer në një kosh për të korruptuarit, Berisha e ka marrë peng për hallin personal
16 Janar, 14:46
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46
Shumë e bukur sa edhe evërtetë. Urime Lapardhaja!
PërgjigjuEpo do jete cmendur Likja ...sepse e mbrojti dhe mbeshteti Ramen kur e sulmonte Rama. E mbante ne shtepi dhe Rama i tundete kalamajt Likes (qe ai skapte me dore te tijet). Ose kur e ndihmoi te fundit here te mbante bashkine e Tiranes. Apo kur e ndau "pazarin" e Berishes dhe bashkua me Ramen. Nen nxitjen gjermono amerrikone! Epo ndoshta cmendet kur pa sesi nje e nga nje Rama ia dhjeu te tera sa i hypi kalit! Sidomos kur ia rekrutoi Likes ajken e krimit te organizuar qe kishte me Koket, Brahot, Nacot, Rehovicet & co. Ashtu si shoku Enver, edhe "Makbethi" Rame i do te tere o ne litar o te cmendur! Po Namiku ska daj se cope buke do edhe ai nga tepsia e mafjes se trashegimise komuniste Rampalliste.
Përgjigju