Vjen takimi i ‘shumëpritur’ i Metës dhe Berishës, Report Tv zbulon detaje çfarë diskutuan! Ish-Kryeministri: Gati për aksion të fortë opozitar

Vjen takimi i ‘shumëpritur’ i Metës dhe Berishës, Report Tv zbulon detaje çfarë diskutuan! Ish-Kryeministri: Gati për aksion të fortë opozitar

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Në prag të protestave të paralajmëruara dhe para zgjedhjeve vendore 2023, lideri i “Foltores” Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë takuar në selinë blu.

Në axhendën e diskutimeve ka qenë ndër të tjera dhe koordinimi i aksionit politik të opozitës, ndërsa palët mësohet se kanë diskutuar edhe për organizimin për zgjedhjet e ardhshme vendore. 

Report Tv mëson se Berisha e Meta po vlerësojnë mundësinë që dy skuadrat politike që përfaqësojnë, të rreshtohen në garën elektorale me kandidatë të përbashkët, siç ndodhi dhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, përmes koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Në prag të protestave të paralajmëruara dhe para zgjedhjeve vendore 2023, lideri i “Foltores” Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë takuar në selinë blu. Në axhendën e diskutimeve ka qenë ndër të tjera dhe koordinimi i aksionit politik të opozitës, ndërsa palët mësohet se kanë diskutuar edhe për organizimin për zgjedhjet e ardhshme vendore. 

Atë që Lulzim Basha tentoi me Monika Kryemadhin për të ashtëquajturën opozitë e Bashkuar, Sali Berisha tashmë që pretendon të ketë marrë drejtimin e Partisë Demokratike, kërkon ta vë në jetë me Ilir Metën, i cili hoqi kostumin e presidentit mori në dorë frenat e partisë që themeloi. Aksionin për rrëzimin e qeverisë, Meta dhe Berisha, dikur në bashkëqeverisje, po e organizojnë bashkë, e për këtë kanë pasur edhe një takim në selinë blu. Muajt e verës shërbyen që të dy në deklarata të mëveçme të paralajmërojnë shtatorin e furishëm të protestave, por pavarësisht takimeve mes njëri-tjetrin, ende nuk e kanë një datë se kur do e nisin aksionin opozitar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:32
Bashkë për protesta! Berisha pranon takimin me Metën në selinë e PD

 

Si Meta dhe Berisha në deklarata të vecanta publike thanë se shtatori do jetë muaji i protestave kundër qeverisë por deri më tani nuk kanë një datë se kur do i nisin ato. Ajo që u zbulua nga vetë Berisha është se protestat do t’i organizojnë bashkë dhe për këtë ka patur edhe një takim me Metën në selinë blu, 2 ditë më parë.ar datw fikse

‘Jam takuar me zotin Meta. Nuk kemi fiksuar datë për protestë.
Kemi rënë dakord për një aksion të fuqishëm opozitar për përballje me këtë regjim, që po shtrëngon çdo ditë e më shumë monizmin e tij në vend, vjedhjet dhe plaçkitjet e qytetarëve shqiptarë dhe sundimin e krimit.
E theksova dhe e theksoj sërish, zhvillimet e dy ditëve të fundit kanë qenë zhvillime që në një shtet normal të kujtojnë grushte të pjesshme të shtetit.
Ti je kryeministër, por nuk mund të heqësh drejtorin e Policisë së Shtetit pa motive të forta dhe publike.
E heq atë, vetëm për qëllime të mbrapshta, kur nuk tregon motivet.
Ti je kryeministër, por nuk mund të zëvendësosh drejtorin e SHISH pa shkarkuar drejtorin. Atë e kanë nisur në shkollë pa afat. Paska qenë i pashkolluar ky Helidoni. Ka muaj të tërë në SHBA.
Ti je kryeministër, por nuk mund të shkarkosh drejtorin e pastrimit të parave pa dhënë shpjegime. Në mungesë të shkaqeve të shkarkimit, çdo qytetar ka të drejtë të besojë se kanë qenë arsye personale.
Sepse klani Rama është i përfolur në të gjithë aferat.- tha Berisha. 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 02/09/2022 14:47

    Njani mut e tjetri kake, ja surretet ne urryer te Kombit.

    Përgjigju
  • Gogol Gaxhi Besnik Çafaj: 02/09/2022 13:08

    Shikoni 2 fytyrat më të pista të kombit Shqiptar kryekriminelit hajdut malokut bastard salmuti dhe spiuni Metaj. O Zot kta të dy jan mallkim për Shqiptarët.

    Përgjigju
  • luli: 02/09/2022 12:51

    kto jane opozita cfar tmerri o zot cfar fatkeqsie per kte vend

    Përgjigju
  • Emigrantja: 02/09/2022 12:45

    O zot sa te bukur jeni!haha na shpifet,o zot kur do te vij ajo dite qe mos tu ndigjojme zerin e mos tju shohim surratin e shëmtuar hajduta,kriminela,vrases qe shkatërruat shqiperine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024