Meta denoncon në prokurori 'vjedhjen' e hard-diskut nga selia e Partisë së Lirisë: Natën u zëvendësua me të re! Misteri i padisë: A e mori SPAK?

TIRANË- Një kallëzim të cilin thotë se e ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës më 28 mars, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e bëri publik këtë të premte, (29 mars) 1 ditë më pas. Ndryshe nga konferencat thuajse të përditshme ku fokusohet kryesisht tek pensionet, kallëzimin, Meta zgjodhi ta bëjë publik përmes Petrit Vasilit me një postim në rrjetet sociale. 

Përmes kallëzimit, kreu i Partisë së Lirisë, denoncon një vjedhje që sipas tij ka ndodhur brenda selisë, të DVR-së (hard diskut) me pamje të kamerave të sigurisë, episod që siç shkruhet në kallëzim pretendohet të ketë ndodhur më 6 mars pak para mesnate, në orën 23:40. 

E çuditshmja në kallëzimin që shfaqet si vjedhje e një pajisje elektronike, është fakti se personat e paautorizuar, që sipas Metës, kanë arritur të futen gjatë natës në selinë e partisë, kanë vendosur një tjetër DVR të re.

“Fakti që DVR  është ndërruar dhe që pajisja DVR e vendosur ka një kapacitet më të kufizuar, ka mundësuar fikjen e kamerave natën”, thuhet në kallëzimin me firmë të Ilir Metës.

Në padi Ilir Meta thotë se qëllimi i marrjes së pajisjes DVR “ka qenë vjedhja e rrjetit të komunikimeve elektronike me të” dhe i kërkon prokurorëve të zbulojnë autorët e kësaj 'ngjarje kriminale' sipas tij dhe se cilët janë personat e interesuar për të dhënat elektronike të partisë.

Meta thotë se stafi i partisë ka konstatuar edhe “lidhje, këputje dhe dëmtime të linjave kabllore në tarracën e godinës”, po nga persona të paidentifikuar që sipas tij kanë hyrë fshehurazi në selinë që kreu i Partisë së Lirisë thotë se nuk e dinte që gjatë natës nuk kishte roje. 

Në kallëzimin e dorëzuar në prokurorinë e Tiranës, Meta flet edhe për ndërhyrje në sistemin e brendshëm telefonik.

“Është konstatuar edhe vjedhja e impulseve telefonike dhe ndërhyrja në këtë rrjet nga persona të paidentifikuar, gjoja për të riparuar këtë sistem. Muajt e fundit sistemi i brendshëm telefonik, me të cilin funksionon së bashku edhe rrjeti elektronik, ka pasur defekte të njëpasnjëshme”, shkruan Meta në kallëzim. 

Kallëzimi i Metës se në seli ka ndodhur një vjedhje që nuk i ngjason aspak një të tille, ngre dyshime se ndryshimin e hard diskut dhe ndërhyrjen në linjën e komunikimit mund ta ketë bërë SPAK, në kuadër të një hetimi ndaj kreut të Partisë së Lirisë. Në mesin e këtij misteri, Ilir Meta ka zgjedhur të luajë kartën e vjedhjes dhe angazhimin e prokurorisë në kërkim të një hajduti, për t’i treguar SPAK-ut se në fakt i ka zbuluar. Do të ishte jashtë profilit tradicional një hajdut që nuk vjedh sende me vlerë, por përkundrazi, merr një hard disk me vlerë të papërfillshme monetare dhe lë pas një tjetër. 

E gjithë historia e mistershme në kallëzimin e Metës lë vend edhe për një skenar të dytë të mundshëm, që i lidh sërish veprimet me SPAK dhe hetimet e tij ndaj Ilir Metës. Ish-presidenti e ka nuhatur këtë, dhe e ka bërë vetë ndërrimin e hard diskut për të zhdukur provat që SPAK mund t’i siguronte përmes sekuestrimit të kësaj pajisje.

Mbi dyshime se SPAK mund të ketë gjetur në seli DVR-në e ndërruar nga vetë Meta, për të shmangur akuzat që mund të ngriheshin ndaj tij për fshirjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, Ilir Meta ka denoncuar më tej se në seli i kanë hyrë hajdutët dhe kanë marrë DVR-në

Në të dyja rastet, ka lidhje me një hetim të nisur nga SPAK që ka frikësuar Ilir Metën të shkojë në skenarë hajdutësh që hyjnë lehtësisht në godinë, dinë edhe vendin e çelësit të zyrës ku mbahet hard disku (siç thuhet në kallëzim), dhe aq më tepër, u desh ky hajdut “humanitar” që ka vjedhur aq pak, për ta zbuluar meta se selia e Partisë së Lirisë ku ai punon çdo ditë, nuk ka roje nate.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ja ke futur kot Like floriri: 30/03/2024 12:24

    A e ka bo denoncimin në polici? Apo e kanë bo vetë njerëzit e tij .

    Përgjigju
  • populli: 30/03/2024 10:04

    c'jane keto lojra te felliqura mor yyyyyyyyyyyy plere

    Përgjigju
  • Po mër po: 30/03/2024 09:24

    Hajduti të vjedh makinën që përdor, dhe nuk të sjell makinë të re.

    Përgjigju
  • Iris: 30/03/2024 01:27

    Eshte vjedhur DVR me pamje te kamerave dhe impulset telefonike?! Mund t'a kete bere SPAK-u,mund t'a kete bere SHISH-i,por gjykuar nga cilesia DVR te re,apo demtimet kabllore duket si pune jo profesioniste,ndoshta e ka bere dhe ndonje Don Juan nate qe perdor selite e PL per /rendezvous/!

    Përgjigju
  • Linda: 29/03/2024 20:08

    E ka vjedhur vet si ekspert hajduterie qe eshte!

    Përgjigju
  • Likja: 29/03/2024 19:16

    E ka vjedhur vete hajduti

    Përgjigju
  • Drini: 29/03/2024 18:33

    Me siguri e ka vjedh Mona

    Përgjigju
  • Pena: 29/03/2024 17:22

    Me I vjedh hajdutit eshte scandal nderkombetar!!!

    Përgjigju
  • Edi: 29/03/2024 14:09

    Ky eshte kulmi...ti vjedhesh hajdutit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni