Për Presidentin Ilir Meta zgjedhjet e ardhshme janë një test madhor për integrimin e vendit, test i cili sipas tij do të kalohet me hir apo me pahir. Ai bëri thirrje gjithashtu për pastërtinë e kandidatëve.
"Të fusim sa më shumë pedagoge dhe pedagogë, sa më shumë figura të pastra dhe ju lutem shumë sa më pak biznesmenë në Kuvendin e ardhshëm. Jo se kam ndonjë gjë me biznesmenët por është e rëndësishme që të kemi njerëz me integritet që interesin publik e kanë të parin. E gjithë shoqëria të përfaqësohet ashtu siç e meriton në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë. Është moment kyç për të ardhmen e Shqipërisë pasi zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kryekusht për integrimin. Është një test madhor që jam i sigurt që do ta kalojmë me hir apo me pahir", tha Meta.
Ndërkohë që i pyetur për mundësinë që do të kenë të infektuarit me COVID për të votuar, Presidenti tha se duhet gjetur mënyra që ata të shprehin vullnetin e tyre.
"E drejta kushtetuese për të votuar prevalon mbi çdo pengesë dhe vështirësie. Të gjejmë rrugën më praktike e cila edhe ruan shëndetin por edhe nuk privon asnjë qytetar të shprehë vullnetin e tij", tha Meta.
Kujtojmë se Ilir Meta ka deklaruar më parë nuk pret zgjedhje të lira nga kjo drejtësi pasi SPAK sipas tij nuk ka hetuar krimin zgjedhor, presidenti Ilir Meta njoftoi se do të shkojë në të gjithë Shqipërinë dhe nuk do të qëndrojë indiferent deri në 25 prill. Ai ka thënë se do dorëhiqet më 26 prill nëse fiton PS pa prekur votën.
Mire /me hir/,e kuptojme perse e ke fjalen,por me /pahir/ cfare suprize ke per te na bere o z. Meta ?
PërgjigjuPo pengesen e fundit per hapjen e negociatave, qe eshte sekti naziskin i Jales dhe Nafije dybeku, Sudja e perralles me 5 pika me 25 prill ne koshin e plehrave dhe per skrap.
PërgjigjuTe gjithe shqiptaret duhet te shkojme me votime ne menyre qe te heqim pengesen e fundit per hapjen e negociateve ne zbatim dhe te thirrjes nga Korca. Pengesa e fundit per hapjen e negociatave eshte leshelija e sharebajgave te Jales, cizmeparticka e ministrave dhe drejtoreve superhajdute te sektit naziskin te doktoreshes fallxhore horoskopike leshelike . Pra te gjithe ne votime ,ta cojme per skrap lesheline e Nafije dybekut qe shqiperia te hyje ne BE.
Ik more hajdut na ndyte Korcen
PërgjigjuKushti i fundit i PE:-Nese opozita nuk vjen ne pushtet ,zgjedhjet jane te vjedhura.
Përgjigju