Ilir Meta kujton ditën e lindjes së Winston Churchill: Politikani bëhet burrë shteti kur nisë të mendojë për brezat e ardhshëm dhe jo për zgjedhjet

Ilir Meta kujton ditën e lindjes së Winston Churchill: Politikani bëhet burrë shteti kur nisë të mendojë për brezat e ardhshëm dhe jo për zgjedhjet

Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me një postim në rrjetet sociale ka kujtuar ditën e lindjes së Winston Churchill, i cili ka qenë një prej figurave politike më me ndikim në historinë e Britanisë së Madhe dhe atë botërore.

“Sot në ditën e lindjes të Winston Churchill, këtij burri të madh shteti me trimëri të paarritshme, liderit të jashtëzakonshëm me talent të rrallë politik dhe përmasa ndërkombëtare që arriti një nga fitoret më të rëndësishme për njerëzimin duke ndryshuar rrjedhën e historisë, dua të ndaj me ju një nga thëniet e tij më të fuqishme: Politikani bëhet burrë shteti kur nisë të mendojë për brezat e ardhshëm dhe jo për zgjedhjet e ardhshme”, shkruan Meta.

 

Winston Leonard Spencer-Churchill, lindi me 30 nëntor 1874 dhe vdiq më 24 janar 1965, ai ishte politikan britanik i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai shërbeu si kryeministër i Britanisë së Madhe prej viteve 1940-1945 dhe përsëri prej viteve 1951-1955. Një burrë shteti dhe një orator i njohur, Churchill ishte edhe oficer në ushtrinë britanike, historian, fitues i Nobelit për letërsi.

 

S.C/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 30/11/2022 18:23

    Ik o spiun muti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja