Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë një synim të vetëm, të largojnë Edi Ramën nga pushteti. Këtë e tregojnë thuajse në çdo deklaratë publike. Edhe ditën e sotme, në mbledhjen e Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, Meta paralajmëroi se beteja e 'Stalingradit' ka filluar ndërsa ironizoi arrestimet e zyrtarëve socialistë duke thënë se kanë marrë siguri se do t'i shpëtojnë burgut sapo të heqin qafe Ilir Metën dhe Sali Berishën.  “Do të të mbajmë aty për ca kohë, por mos ki merak se nuk do të hetohen familjarët dhe shokët. Duro sa të heqim qafe Saliun dhe Ilirin”, është mesazhi që pretendon Meta se i është dhënë zyrtarëve socialist pasi janë arrestuar. 

Në takimin me Komitetin Organizativ të Partisë, Meta tha se do të udhëheqë revolucionin ndaj atyre që i ngulën një thikë pas shpine vendit. “Partia e Lirisë”, nën drejtimin e Ilir Metës do të nisë aksionin për një revolucion anti-korrupsion. Kryetari i kësaj partie në një deklaratë për mediat tha se 3 detyrat për të cilat do të punojnë janë revolucioni antikorrupsion, organizimi i partisë duke u hapur dhe përgatitja për qeverisjen e vendit. Në fjalën e tij nuk kurseu asnjë akuzë për Lulzim Bashën dhe Edi Ramën, të cilët i cilëson si bashkëpunëtorë për të vjedhur paratë e shqiptarëve. Fillimisht e kishte me Bashën, të cilin ashtu si më parë e akuzon si të shitur që ndante fitimet me mafien dhe ishte infiltruar për të bërë opozitë fasadë. 

Ndërsa për Edi Ramën thotë se është vjedhës i pamëshirshëm që shkel edhe kodet kanunore për të grabitur paranë publike dhe thotë se përdori firmat e atyre që kanë ikur nga kjo botë. Për këtë i referohet aferës së inceneratorëve. Ndër të tjera shtoi se Rama vijon me korrupsionin ndsërsa familjet shqiptare po zhyten në varfëri. Ilir Meta shtoi se do të ketë një strukturë anti-korrupsion dhe se do të ketë një koordinator kombëtar për çdo institucion që vidhet.

‘Do kemi një strukturë anti-korrupsion. Do ketë koordinator kombëtar, do ketë koordinator për çdo institucion ku vidhet. Duhet të parandalojmë falimentimin e Shqipërisë. Ai e ka projekt!  Do të na nxjerrë kartelën, do të thotë unë kam kartelë.’- tha Meta.

Në përfundim, Komiteti Organizativ i Partisë së Lirisë zgjodhi drejtuesit e rinj të strukturave deri në mbledhjen e Konventës Kombëtare. Tedi Blushi, ish këshillari i Metës në Presidencë dhe aktualisht bashkëpunëtor i tij u zgjodh si Sekretar i Përgjithshëm, Endrit Braimllari si Sekretar Organizativ, Floida Kërpaçi si Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Silva Caka si Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun. Në vjeshtë Meta dhe Berisha pritet të nisin edhe një valë protestat kundër qeverisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:59
Nga Tedi Blushi te Silva Caka, Komiteti i Patisë së Lirisë zgjedh drejtuesit e rinj

1658919864_partiaelirise.PNG

Komiteti Organizativ i Partisë së Lirisë zgjedh drejtuesit e rinj të strukturave deri në mbledhjen e Konventës Kombëtare. Me propozim të Kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe të Zëvendëskryetarit, Agim Nesho, Komiteti Organizativ zgjodhi sot drejtuesit e rinj të strukturave deri në mbledhjen e Konventës Kombëtare:

Tedi Blushi - Sekretar i Përgjithshëm 

Endrit Braimllari - Sekretar Organizativ

Floida Kërpaçi - Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare

Silva Caka - Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun

Ora 12:00
Meta: Beteja e "Stalingradit" për të shpëtuar Shqipërinë ka filluar! Nëse nuk reflektohet, populli do të ndërhyjë ndaj zyrtarëve të korruptuar

 

“Referendumi do të ketë disa etapa, tha Ilir Meta. E para është ndërgjegjësimi, më pas mobilizimi i lëvizjes qytetare dhe  revolucioni antikorrupsion. Në fjalën e tij tha se nxit drejtësinë të veprojë për çdo dosje që kanë çuar.

“Etapa e parë është ndërgjegjësimi se kjo është betejë e Stalingradit. Shqipëria duhet të ishte bërë anëtare e BE me kohë. Nuk kemi asnjë betejë me vendet e rajonit, e kemi vetëm në drejtimin që duke qenë popull pro europian, duam të ecim më shpejt se të tjerët jo të mbetemi të fundit në klasë. Nëse ndodh ashtu, nuk mbetet njeri në Shqipëri, na ikin të gjithë.

Faza e dytë është mobilizimi i lëvizjes qytetare. Është e vështirë të gjesh një institucion në Shqipëri që nuk kryen falsifikime. Revolucioni antikorrupsion është për triumfin e lirisë. Këta duan edhe të vjedhin edhe të duartrokiten. Shpresoj dhe nxis drejtësinë të veprojë. Nëse nuk do të ketë reflektim, do të përfundojë me ndërhyrjen e popullit ndaj zyrtarëve të korruptuar.

Shqiptarët po ia mbathin. I thonë fëmijëve ik andej dhe na sill ndonjë lekë. Nga Serbia ikën një person, nga Shqipëria ikin 10. Një vend që ka çelur negociatat që në vitin 2012, Mali i Zi, ndërkohë që stabilizim asocimin e firmoën 2 vjet pas nesh. Ata ecin shpejt. Çfarë t’iu them për borxhin publik. Biznes marrin njëherë kur ia heqin dikujt. Jashtë fiton gjyqin ndërkohë që këtu nuk mori atë që i takon. Gjobën e paguajnë shqiptarët.

Për korrupsionin jeni lider global, jo rajonal. Ne jemi të dytët pas Zimbabwe. Ndërsa ne kërkojmë rrugë të tjera për t’i bërë bisht kërkesave të BE-së. Këto janë tregues të asaj se ku jemi. Janë fakte. E përjeton shumica e familjeve shqiptare. Përveç pasigurisë, gjobvënies, presionit politik, seleksionimit të njerëzve të besuar dhe të dyshuarve të armiqve dhe të deklasuarve.

Kanë denoncuar, çfarë i ka gjetur këta. Do bëjnë pak burg, do të të mbajmë aty për ca kohë, por mos ki merak se nuk do të hetohen familjarët dhe shokët. Duro sa të heqim qafe Saliun dhe Ilirin. Tani mesazhi duhet të jetë i qartë, beteja e Stalingradit për të shpëtuar Shqipërinë, ka filluar. Unë Stalingardin e kisha 5 vjet për të mbrojtur Kushtetutën. Paguan mirë Rama që opozita të flejë mirë, që kur ishte për t’i rënë Tahirit, i binin Beqajt, kur ishte për t’i rënë Beqajt, i binin Tahirit” , tha Meta.

Ora 11:51
Meta: Qeveria Rama mendon se ka futur shqiptarët në laborator si kavjet për eksperimente

1658914336_Screenshot2.jpg

Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama duke e cilësuar si “mafie të kalkuluar ne projektin e vet” që mendon se ka futur shqiptarët në laborator eksperimentesh.

“Është një mafie e kalkuluar në projektin e vet dhe mendon se ka futur shqiptarët në laborator sic futen kavjet dhe bëjnë eksperiemnte, sa do të durojnë sa s’do durojnë. Kur shikojnë që blihet ai që shitet si udhëheqës opozite, thotë po unë hallexhiu të marr ndonjë gjë nga këta këtej. Shihni sa të pashpirt janë këta”, tha Meta.

Ora 11:30
Meta akuza për Ramën: Vjedhës i pamëshirshëm! Shkeli kodet kanunore duke përdorur firmat e të vdekurve

 

Pas Lulzim Bashës, Ilir Meta është kthyer tek Edi Rama duke e cilësuar si vjedhës të pamëshirshëm dhe thotë se përdori firmat e atyre që kanë ikur nga kjo botë. Për këtë i referohet aferës së inceneratorëve.

“Teksa qeveria ecën me hap për të vjedhur e për të zhytur në borxhe Shqipërinë se e ka të qartë fundin e saj, ne duhet të ecim me ritëm më të shpejtë kundër korrupsionit. Në krye është Edi Rama, një vjedhës i pamëshirshëm që vjedh jo vec mes buxhetit të shtetit, jo të të dhënave të qytetarëve shqiptarë por ka shkelur dhe kodet kanunore duke përdorur firmat e atyre që kanë ikur nga kjo botë prej kohësh.

Nuk ka asnjë lidhje me socialistët. Ky është mjeshtër i paparë për të korruptuar, për të shantazhuar e përçarë. Nuk është ky thjesht problemi, ecën me shpejtësi korrupsion dhe shumica e familjeve shqiptare ecin me varfëri sepse korrupsioni dhe varfëria janë të lidhura bashkë. Vjedh edhe në pandemi. Veç tendera sekret për të vjedhur. Shikoni sa kanë marrë në Shqipëri, gati zero, në Serbi merrnin gati 100 euro në muaj. Ai nuk është i paaftë, por është i pacipë”, tha Meta.

Ora 11:19
Ilir Meta vijon sulmet ndaj Bashës: Ishte infiltruar për të bërë opozitën fasadë, Lulushi që donit ta bënit kryeministër, ndante fitimet me mafien në pushtet

 

Ilir Meta ka vijuar me akuzat për Lulzim Bashën duke e cilësuar si të shitur që ndante fitimet me mafien dhe ishte infiltruar për të bërë opozitë fasadë. 

“Ka rënë prej kohësh  qeveri prej letre që ka vonuar një popull zemërluan, sysqiponjë dhe sic e kam paralajmëruar, qeveria kur ra nga korrupsioni  paparë dhe veprimet antikombëtare kishte zënë përfundi Lulushin që u përpoqët aq shumë ta bënit kryeministër, ishte shitur dhe infiltruar për të bërë fasadë opozitën, ndante fitimet dhe përfitimet me mafien në pushtet. Tani kohët kanë ndryshuar, nuk kam ardhur në ish partinë e vjetër por ju kam thirrur aty ku kam qenë me 2 mars, me popullin”, tha Meta.