“Referendumi do të ketë disa etapa, tha Ilir Meta. E para është ndërgjegjësimi, më pas mobilizimi i lëvizjes qytetare dhe revolucioni antikorrupsion. Në fjalën e tij tha se nxit drejtësinë të veprojë për çdo dosje që kanë çuar.
“Etapa e parë është ndërgjegjësimi se kjo është betejë e Stalingradit. Shqipëria duhet të ishte bërë anëtare e BE me kohë. Nuk kemi asnjë betejë me vendet e rajonit, e kemi vetëm në drejtimin që duke qenë popull pro europian, duam të ecim më shpejt se të tjerët jo të mbetemi të fundit në klasë. Nëse ndodh ashtu, nuk mbetet njeri në Shqipëri, na ikin të gjithë.
Faza e dytë është mobilizimi i lëvizjes qytetare. Është e vështirë të gjesh një institucion në Shqipëri që nuk kryen falsifikime. Revolucioni antikorrupsion është për triumfin e lirisë. Këta duan edhe të vjedhin edhe të duartrokiten. Shpresoj dhe nxis drejtësinë të veprojë. Nëse nuk do të ketë reflektim, do të përfundojë me ndërhyrjen e popullit ndaj zyrtarëve të korruptuar.
Shqiptarët po ia mbathin. I thonë fëmijëve ik andej dhe na sill ndonjë lekë. Nga Serbia ikën një person, nga Shqipëria ikin 10. Një vend që ka çelur negociatat që në vitin 2012, Mali i Zi, ndërkohë që stabilizim asocimin e firmoën 2 vjet pas nesh. Ata ecin shpejt. Çfarë t’iu them për borxhin publik. Biznes marrin njëherë kur ia heqin dikujt. Jashtë fiton gjyqin ndërkohë që këtu nuk mori atë që i takon. Gjobën e paguajnë shqiptarët.
Për korrupsionin jeni lider global, jo rajonal. Ne jemi të dytët pas Zimbabwe. Ndërsa ne kërkojmë rrugë të tjera për t’i bërë bisht kërkesave të BE-së. Këto janë tregues të asaj se ku jemi. Janë fakte. E përjeton shumica e familjeve shqiptare. Përveç pasigurisë, gjobvënies, presionit politik, seleksionimit të njerëzve të besuar dhe të dyshuarve të armiqve dhe të deklasuarve.
Kanë denoncuar, çfarë i ka gjetur këta. Do bëjnë pak burg, do të të mbajmë aty për ca kohë, por mos ki merak se nuk do të hetohen familjarët dhe shokët. Duro sa të heqim qafe Saliun dhe Ilirin. Tani mesazhi duhet të jetë i qartë, beteja e Stalingradit për të shpëtuar Shqipërinë, ka filluar. Unë Stalingardin e kisha 5 vjet për të mbrojtur Kushtetutën. Paguan mirë Rama që opozita të flejë mirë, që kur ishte për t’i rënë Tahirit, i binin Beqajt, kur ishte për t’i rënë Beqajt, i binin Tahirit” , tha Meta.
Lajmi kryesor: