Ilir Meta: Mjaft me gjyqtarë
politikanë dhe politikanë gjyqesh

Ilir Meta: Mjaft me gjyqtarë<br />politikanë dhe politikanë gjyqesh
TIRANE- Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë forcave politike për realizimin e reformës në drejtësi dhe ka kërkuar që drejtësia dhe politika të mos ngatërrojnë pozicionet mes tyre. Në “Politika bën gjyqe, ndërkohë që, një pjesë e gjyqësorit, përfshirë edhe një pjesë të KLD-së, bën politikë”, është shprehur Meta. Në një intervistë për emisionin “7 pa 5” në “Vizion +”, Meta ka shprehur qëndrimin e tij për domosdoshmërinë e reformës që duhet kryer në drejtësi dhe distancimin e menjëhershëm që duhet të ndodh mes politikës dhe drejtësisë.

“Duhet të ketë një ndarje shumë të qartë në këtë drejtim. Unë mendoj se nuk mund t’i klasifikojmë të gjithë gjyqtarët, të gjithë prokurorët në të njëjtën mënyrë. Politika të bëjë politikën, gjyqësori të japë drejtësinë. KLD-ja ka një rol kyç pa asnjë diskutim në reformë, pasi është praktikisht qeveria e gjyqësorit. Por kjo reformë nuk ka të bëjë thjesht me KLD-në dhe nuk mund të ketë vetëm këtë dimension”, u shpreh Meta. Kreu i Kuvendit theksoi se KLD-ja është institucioni më i rëndësishëm në këtë reformë për shkak se praktikisht institucioni në fjalë është qeveria e gjyqësorit. “Mosrealizimi i saj, do të ishte një dështim jo vetëm për këtë mazhorancë, por edhe për politikën në përgjithësi”, deklaroi Meta.

Shkarkimi Nishanit
Lidhur me deklaratat e deputetit të LSI-së, Spartak Braho për nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Bujar Nishani, kreu i LSI-së Meta ka pohuar se nuk është moment për deklarata të tilla por reforma konkrete në drejtësi. “Nuk është hera e parë që deputeti Braho ka reagime shpërthyese ose djaloshare le të themi. Unë respektoj mendimet e tij dhe të çdo deputeti, por unë e them me bindje të plotë që Presidenti Nishani është dhe do të jetë i interesuar për realizimin e reformës në drejtësi. Besoj se edhe vetë Presidenti është i ndërgjegjshëm që komuniteti i gjyqtarëve, i prokurorëve, avokatëve  nuk e meriton të identifikohet në një mënyrë jo të denjë.

Reforma Territoriale
Meta ka përcaktuar muajt korrik dhe gusht si përfundimin kohor të reformës administrative-territoriale. Përcaktimi i këtyre afateve për përfundimin e kësaj reforme sipas Metës është shumë i rëndësishëm pasi zgjedhjet lokale do të zhvillohen vetëm një vit më vonë. Meta shprehu keqardhje për mungesën e opozitës në komisionin e reformës territoriale duke theksuar se asnjëherë më parë me opozitën nuk është treguar kaq zemërgjerësi. “Kemi një mungesë të rëndësishme, mungesën e opozitës, për të cilën realisht nuk ndjejmë asnjë faj dhe përgjegjësi”, u shpreh Meta.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale