Ilir Meta ‘non grata’ në Kongresin e PES, përgjigja zyrtare për Report Tv: Ka mbështetur forcat nacionaliste, populiste dhe anti evropiane

Ilir Meta ‘non grata’ në Kongresin e PES, përgjigja zyrtare për Report Tv: Ka mbështetur forcat nacionaliste, populiste dhe anti evropiane

Fakti që Ilir Meta është përjashtuar nga Kongresi i ardhshëm i Partisë Socialiste Evropiane është i vërtetë e ka konfirmuar përmes një përgjigje interesimit të Report Tv edhe zëdhënësi i PES, Robin Murphy. Murphy konfirmoi ekskluzivisht për Report Tv dhe Shqiptarja.com se Meta nuk është i mirëpritur në Kongresin e tyre që do të zhvillohet javën e ardhshme, edhe për shkak të të deklaratave publike mbështetëse të fundit të z. Meta ndaj kampeve populiste e nacionaliste në Evropë.

Madje në përgjigje Partia Socialiste Evropian, duke cituar Zëvendëssekretari e Përgjithshëm të PES, Giacomo Filibeck thotë se nuk mund të ketë vend atje për liderët që u dëshirojnë sukses forcave të djathta, anti-evropiane.

Përgjigja e plotë

Po, mund të konfirmoj se PSE së fundmi i shkroi z. Ilir Meta në lidhje me Kongresin tonë të ardhshëm.

PSE është një familje politike me krenari progresiste dhe pro-evropiane. Ne bashkojmë partitë socialiste, socialdemokrate, demokratike dhe të punës nga e gjithë BE-ja dhe fqinjët e saj.

Pas deklaratave publike mbështetëse të fundit të z. Meta ndaj kampeve nacionaliste e populiste në Evropë, lidershipi i PSE vlerëson se zoti Meta nuk është i mirëpritur në Kongresin e ardhshëm të PES. Nëse dëshironi një citat për raportimin tuaj, jam i lumtur t'ju jap këtë citim nga Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i PES, Giacomo Filibeck.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i PES, Giacomo Filibeck tha:

"Familja e PES do të mblidhet në Berlin javën e ardhshme për të ndarë vizionin tonë për një Evropë progresive, të bazuar në vlerat e demokracisë, lirisë, barazisë, paqes dhe drejtësisë. Nuk mund të ketë vend atje për liderët që dëshirojnë sukses forcave të djathta, anti-evropiane”.

Besoj se kjo është një përgjigje mjaftueshëm ndaj pyetjeve tuaja, por mbetem në dispozicion nëse kërkohet sqarim i mëtejshëm.

Përgjigja e zëdhënësit të PSE, Robin Murphy


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Zv. Presidenti i Partisë Socialiste Evropiane e konfirmon: Ilir Meta nuk është më i dëshiruar në kongresin tonë, është aleat me Berishën


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin