Presidenti Ilir Meta, deklaroi këtë mbrëmje se kur sheh kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, i shtohet respekti për Ramiz Alinë, pasi kur fitoi pala tjetër iku nga posti dhe i hapi rrugën fituesve. Meta e quajti Bashën politikan qoftesh që çdo gjë e ka marrë dhuratë nga të tjerët dhe qe nuk ikën edhe kur humbet zgjedhjet. Kriza në Partinë Demokratike, sipas Metës, zgjidhet vetëm me votë të lirë.

“Nuk dua të bëj më asnjë koment për z.Basha. Ju a kam thënë dhe po ju them që nuk kam menduar kurrë që Shqipëria do katandisej në këtë derexhe. Kur shoh lidershipin aktual të PD, mua me rritet respekti për Ramiz Alinë, që kur fitoi pala tjetër iku nga posti dhe i hapi rrugën palës fituese. Nuk kam nostalgji fare për Ramiz Alinë sepse une jam student i Dhjetorit '90, por si nuk mund të kesh respekt për të kur sheh këta politikanët e qofteve që çdo gjë e kanë marrë dhuratë nga të tjerët dhe qe nuk ikin edhe kur humbin.”-tha Meta.

Meta foli edhe për zgjedhjet e pjesshme vendore për bashkitë që janë pa kryetar. Ai deklaroi se nëse partitë nuk janë gati për të hyrë në zgjedhje, le të dalin kandidatë të pavarur dhe çdo qytetar të kandidojë.

"Unë si President jam i detyruar të shpall një datë zgjedhjesh për bashkitë e mbetura pa kryetar. Shpallja e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore, nuk ka lidhje me Bashën dhe as me ndonjë parti tjetër. Nëse partitë nuk janë gati për të hyrë në zgjedhje, atëherë le të dalin kandidatë të pavarur dhe çdo qytetar që do të kandidojë"-tha Meta.

Ndër të tjera Meta deklaroi se do ta çonte në Gjykatën e Strasburgut çështjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit nëse Gjykata Kushtetuese do i shpallte si kushtetuese. Meta tha se priste që Gjykata Kushtetuese t’i shpallte antikushtetuese, nisur edhe nga raporti i OSBE/ODIHR ndërsa shtoi se ka shmangur një përplasje mes demokratëve e socialistëve.

“Do ta çoja në Gjykatën e Strasburgut, çështjen e zgjedhjeve vendore nëse Gjykata Kushtetuese, do i shpallte si kushtetuese. Unë do zbatoja vendimin e Gjykatës si President, por unë prisja që Gjykata Kushtetuese, t'i shpallte  antikushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit 2019 nisur dhe nga raporti OSBE/ODIHR, si dhe mos publikimi i dekretit të Presidentit, për datën e zgjedhjeve  në Fletoren Zyrtare. Unë si President, këtë vendim kam pritur, që zgjedhjet më pas të bëheshin në të gjithë vendin. Ndaj dhe unë tani kam nisur një procedurë dhe jam i vendosur për të ecur përpara në këtë proces."-tha Meta.

Presidenti Ilir Meta ka komentuar edhe vizitën e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan në Shqipëri. Ai u shpreh se nuk ka ndonjë arsye për të ndjerë keqardhje që nuk u takua me homologun e tij, Erdogan, ndërsa shtoi se ai ka qenë i ftuar i qeverisë dhe është sjellë si i tillë.

“Sot ka qenë një ditë shumë e jashtëzakonshme për mua, i angazhuar në shumë aktivitete për të nderuar kujtimin e paharruar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Nuk kam arsye të kem ndonjë keqardhje që nuk kam takuar zotin Erdogan. Ai ka qenë i ftuar i qeverisë dhe është sjellë si i ftuar i qeverisë. Uroj të ketë kaluar sa më mirë në Shqipëri."-tha Meta.

Ndër të tjera, Presidenti theksoi se ka pasur një ditë të ngarkuar me disa aktivitete për të nderuar kujtimin e paharruar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Sakaq, kreu i shtetit deklaroi se 17 janari, 2 marsi dhe 28-29 nëntori janë data shumë të rëndësishme për të.

"Nëse do kërkonte një takim sot, do bëja një sforcim për ta takuar sepse kam pasur një agjendë vërtetë shumë të ngarkuar, por nuk ka kërkuar takim. Erdogan nuk ka qenë i ftuar nga unë. Doja të falënderoja më shumë mirënjohje popullin turk për ndihmat bujare që i kanë dhënë popullit shqiptar. Në kalendarin tim, 17 janari, 2 marsi dhe 28-29 nëntori janë data shumë të rëndësishme. S'kam asnjë koment për vizitën e Erdogan sepse jam shumë i lumtur që agjendja ime sot ka qenë plotësish e fokusuar tek përkujtimi i Skënderbeut.”-përfundoi Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:38
Ka thënë se do shpallet 'non grata', Meta ironizon Bashën: Më vjen keq për çdo ambasadë që e merr seriozisht kryememexhiun e Shqipërisë

1639308496_PresidentiIlirMETA1024x683500x334.jpg

Presidenti Ilir Meta, ironizoi këtë mbrëmje kreun e PD, Lulzim Basha, i cili ka thënë se Meta do të shpallet non grata nga SHBA. Presidenti, teksa e quajti Bashën 'kryememexhiu' i Shqipërisë, theksoi se se do t'i vinte keq për çdo ambasadë që do të katandisej në nivelin kur do të merrte Bashën si zëdhënës serioz për të dhënë mesazhe.

“Nëse ka ndonjë palo-ambasadë apo palo-shtet që ka zgjedhur ndonjë palo-politikan për t’i dërguart mesazh Ilir Metës, mua këtu më kanë patur dhe këtu do të më kenë. Më vjen keq për ata amerikanë të korruptuar që kompromenbtojnë vlerat e SHBA-ve. Kur Ilir Meta ka dalë në lëvizjen e Dhjetorit, nuk ka patur ambasadë amerikane në Shqipëri. Unë kam shumë respekt për ambasadat, por kush ka mesazh për Ilir Metën, le të ma thotë direkt, pasi unë nuk do të hezitoj t’ja them kujtdo ashtu siç e meriton. Të marr kryememexhiun e Shqipërisë si zëdhënës serioz, mua më vjen keq për çdo ambasadë që do katandisej në atë nivel”, tha Meta.

Ora 22:10
Çfarë po paralajmëron Presidenti Meta: Popullin e 2 marsit do e thërras për çështje madhore

1642271338_meta.jpg

Presidenti Ilir Meta, deklaroi këtë mbrëmje se pas përfundimit të mandatit si President më 24 korrik 2022, do të flaës me popullin e 2 marsit. Kreu i shtetit theksoi se popullin e 2 marsit do ta thërrasë vetëm për çështje madhore.

“Zero çështje për Presidentin në Gjykatën Kushtetuese. Deri më 24 korrik 2022 unë do të jem në këtë detyrë dhe në 25 korrik 2022 unë do flas me popullin e 2 marsit. Se çdo ndodhë me të ardhmen time dhe se çfarë do të bëj pas 24 korrikut 2022 unë nuk kam nevojë për zëdhënës tjetër veç Tedi Blushit. Të jeni të bindur se unë popullin e 2 marsit do e thërras për çështje madhore. Une kam vetëm një agjendë sepse kam vetëm një atdhe. Unë do të jem gjithmonë me shqiptarët dhe pranë shqiptarëve sepse fuqia ime është vetëm e vërteta.”-tha Meta.

Ora 21:34
Meta: Kur shoh Bashën më shtohet respekti për Ramiz Alinë! Kreu i PD, politikan qoftesh që nuk largohet kur humb

1642451979_ilir.JPG

Presidenti Ilir Meta tha se nuk ka më asnjë koment për kreun e PD, Lulzim Basha ndërsa e quajti atë politikan qoftesh që çdo gjë e kanë marrë dhuratë nga të tjerët dhe nuk largohen kur humbin. Ndër të tjera Meta theksoi se teksa sheh lidershipin aktual të selisë blu, i rritet respekti për Ramiz Alinë.

“Nuk dua të bëj më asnjë koment për z.Basha. Ju a kam thënë dhe po ju them që nuk kam menduar kurrë që Shqipëria do katandisej në këtë derexhe. Kur shoh lidershipin aktual të PD, mua me rritet respekti për Ramiz Alinë, që kur fitoi pala tjetër iku nga posti dhe i hapi rrugën palës fituese. Nuk kam nostalgji fare për Ramiz Alinë sepse une jam student i Dhjetorit '90, por si nuk mund të kesh respekt për të kur sheh këta politikanët e qofteve që çdo gjë e kanë marrë dhuratë nga të tjerët dhe qe nuk ikin edhe kur humbin.”-tha Meta.

Ora 21:13
Meta: Shpallja e zgjedhjeve të pjesshme vendore s’ka lidhje me Bashën! Nëse partitë s’janë gati, të dalin kandidatë të pavarur qytetarët

1642450629_da9dce334c764c309c786b1bbfceb2f3.jpg
Presidenti Ilir Meta, deklaroi këtë mbrëmje se shpallja e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore nuk ka lidhje me Lulzim Bashën dhe asnjë parti tjetër. Kreu i shtetit theksoi se nëse partitë nuk janë gati për të hyrë në zgjedhje, le të dalin kandidatë të pavarur dhe çdo qytetar të kandidojë.

Ndër të tjera Meta deklaroi se do ta çonte në Gjykatën e Strasburgut çështjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit nëse Gjykata Kushtetuese do i shpallte si kushtetuese. Meta tha se priste që Gjykata Kushtetuese t’i shpallte antikushtetuese zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, nisur edhe nga raporti i OSBE/ODIHR.

“Do ta çoja në Gjykatën e Strasburgut, çështjen e zgjedhjeve vendore nëse Gjykata Kushtetuese, do i shpallte si kushtetuese. Unë do zbatoja vendimin e Gjykatës si President, por unë prisja që Gjykata Kushtetuese, t'i shpallte  antikushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit 2019 nisur dhe nga raporti OSBE/ODIHR, si dhe mos publikimi i dekretit të Presidentit, për datën e zgjedhjeve  në Fletoren Zyrtare. Unë si President, këtë vendim kam pritur, që zgjedhjet më pas të bëheshin në të gjithë vendin. Ndaj dhe unë tani kam nisur një procedurë dhe jam i vendosur për të ecur përpara në këtë proces. Shpallja e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore, nuk ka lidhje me Bashën dhe as me ndonjë parti tjetër. Nëse partitë nuk janë gati për të hyrë në zgjedhje, atëherë le të dalin kandidatë të pavarur dhe çdo qytetar që do të kandidojë”-tha Meta.