121 zonja të suksesshme në jetën profesionale janë pritur nga presidenti Ilir Meta në ambientet e presidencës.
"Historitë e tyre të suksesit, të sjella së bashku në ekspozitën “121 jetë suksesi në 121 fotografi”, janë shembull frymëzimi dhe model i shkëlqyer për vajzat e gratë e reja, që sot ndodhen në momente të vështira, apo që përpiqen të arrijnë suksese në jetën dhe karrierat e tyre."- shkruan Meta në rrjetet sociale.
Sipas tij, kur gratë janë të bashkuara dhe zëri i tyre dëgjohet nga të gjithë, përfituesit më të mëdhenj janë familja, komuniteti dhe atdheu!
Postimi i plotë:
Presidenca u zbukurua dhe u fisnikërua si asnjëherë tjetër nga prania e 121 zonjave të suksesshme në jetën profesionale, kontributet e të cilave e kanë lartësuar emrin e Shqipërisë në botë.
Historitë e tyre të suksesit, të sjella së bashku në ekspozitën “121 jetë suksesi në 121 fotografi”, janë shembull frymëzimi dhe model i shkëlqyer për vajzat e gratë e reja, që sot ndodhen në momente të vështira, apo që përpiqen të arrijnë suksese në jetën dhe karrierat e tyre.
I bindur që kur gratë janë të bashkuara dhe zëri i tyre dëgjohet nga të gjithë ne, përfituesit më të mëdhenj janë familja, komuniteti dhe atdheu!
Sa më i madh të jetë roli i gruas, aq më e emancipuar, më e shëndetshme dhe më e bashkuar do të jetë shoqëria jonë!
Me ju Shqipëria bëhet vërtetë zonjë!
Besoj se ne krahun e dhathte kishte Moniken ne te djathtin Voltanen
PërgjigjuKishte dhe bllokun ne dore ... mungonte burri Monik